Policia ne kerkim te cifit te cmendur me motor mbajne beben ne kosh

Policia ne kerkim te 'cifit te cmendur', me motor mbajne beben ne kosh

Burrë e grua mbi motor duke ecur në autostradën Tiranë-Durrës. Asnjë prej tyre nuk mban kaskë mbrojtëse në kokë.

Prisni se kulmi i shkeljes së rregullave është tejet i rëndë: Gruaja mban në krah një kosh, në të cilin ka një foshje vetëm disa muajshe.

Ndërsa motori ecën me shpejtësi! Kjo foto shpreh simbolikën më të mirë se si qarkullojmë ne shqiptarët me mjete dhe automjete për të cilat mund të themis e jemi shkelësit numër 1 në botë.

E prezantuar në emisionin Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, në të cilin u diskuta për pikëzimin e patenatave, fotoja u bë shkas që policia të shpallte në kërkim personazhet që ishin në të.

Të ftuar në këtë emsiion, 3 drejtorë të lartë të qarkullimit rrugor dhe transportit deklaruan se policia do vihet në kërkim të çifit por ndërkohë ata thanë se kjo foto është shprehje e asaj se çfarë kulture ka shoqërua jonë në drejtimin e mjeteve.

Mitat Tola drejtor i Përgjishshëm i Qarkullimit rrugor deklaroi menjëherë pas publikimit të fotos se çifti do të procedohet sipas rregullave të qarkullimit.

Por ishte ironike që për këtë shkelje kaq të rëndë si drejtuesi dhe bashkëshortja e tij si pasagjere nuk rrezikojnë më shumë se 1 mijë lekë të rinj gjobë.

“Sipas ligjit dhe rregullores, mjetet të tilla nuk pajisen me leje drejtimi dhe pikërisht kjo është arsyeja që drejtuesit e të tillë mjetesh janë ose autorët më të shpeshtë të aksidenteve ose viktimat më të shpeshta”.

Tre drejtuesit sqaruan ligjin e ri për aplikimin e patentave me pikë që hyn në fuqi më 22 prill dhe që pritete të sjellë revolucion në qarkullimin rrugor në Shqipëri sidomos në uljen e numrit të aksidenteve. Vetëm në vitin 2014, në të gjithë Shqiprinë kanë vdekur në aksidente 264 persona, nga 378 që kanë vdekur në vitin 2009.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama