Policia heq nga parkimi makinat me Shitet qe zaptojne hapesirat publike

Policia heq nga parkimi makinat me 'Shitet' qe zaptojne hapesirat publike

Të gjitha shoferët të cilët prej kohësh i kanë lënë makinat e tyre të parkuara në rrugët e kryeqytetit, do të duhet të nxitojnë për t’i larguar ato. Kjo pasi nga sot nis një aksion i Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë e Tiranës për largimin nga rrugët publike të të gjithë automjeteve që zënë hapësirat e parkimeve, ndonëse janë jashtë përdorimit.

Bëhet fjalë për ato automjete të cilat “ekspozohen” me njoftimin “për t’u shitur” duke qëndruar për kohë të gjatë në parkim. Po ashtu aksioni do të prekë edhe automjetet e parkuara të cilat nuk janë në përdorim prej drejtuesve të tyre, por ndërkohë zënë hapësirat e parkimit për shoferët e tjerë.

Policia sqaron se çdo makinë e parkuar që nuk është në përdorim ose është e shpallur në shitje, do të zhvendoset me karrotrec drejt pikave të bllokimit.

Aksioni që do të zgjasë dy javë, pritet të sjellë lirimin e shumë hapësirave publike nga parkimet pa kriter në rrugët e populluara të kryeqytetit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama