Policia belge publikon pamjet e kamikazeve ne aeroportin Zaventem

Policia belge publikon pamjet e kamikazeve ne aeroportin Zaventem

Policia belge është ende në kërkim të “personit me kapele dhe xhaketë të bardhë”, terroristit në aeroportin e Zaventem. Vetëm këtë të hënë, policia ka lëshuar për mediat edhe videon e momenteve të kapura nga kamerat e sigurisë në aeroport.

Për personin në fjalë, ka shumë diskutime, pasi identiteti i tij mbetet i paqartë. Fillimisht ai u raportua si i arrestuar, më pas lajmi u ëërgënjeshtrua nga vetë Prokurori i përgjithshëm. Hije dhe tymnajë ka patur edhe në lidhje me identitetin e tij, pra emrin.

Disa ditë më parë, policia belge e identifikoi atë si Fayçal Cheffou, me profesion gazetar, shkruan La Repubblica.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama