Pogba e ardhmja vendoset ne 20 dite

Pogba, e ardhmja vendoset në 20 ditë

E ardhmja e Pol Pogbasë do të vendoset brenda 20 ditëve. pogbaPër sa i përket kësaj çështjeje, mesfushori i badhezinjve u përgjigj se është nën kontratë me kampionët e Italisë dhe se për të ardhmen e tij duhen pyetur drejtuesit e klubit.

Përgjigjja e francezit ka lënë në pikëpyetje të ardhmen e tij te Juventusi. Situata bëhet disi më e komplikuar prej ofertave të klubeve "BIG" në adresë të 23-vjeçarit. Mançester Junajtid, PSG, Barcelona dhe Reali i Madridit janë të gatshme t'i ofrojnë Pogbasë deri në 10 milionë euro rrogë vjetore.

Ndërkohë, nga ana tjetër, bardhezinjtë flitet se po mendojnë që t'i prezantojnë lojtarit një ofertë të re prej 6.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuset. Synimi i Juventusit është që Pogba të qëndrojë në Torino edhe në sezonin e ardhshëm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama