Plan i keq por tjeter s’ka !

Plan i keq, por tjetër s’ka !
Opozita shqiptare kritikoi keto dite qeverine per planin e saj per te marre nje hua te re nga bankat e nivelit te dyte. Ne nje deklarate per median, nenkryetari i Grupit te PS, Eduard Shalsi, tha se ky fakt provon me se miri se financat publike shqiptare, ndryshe nga sa thote kryeministri dhe ministri i Financave, jane vertet ne dite te hallit dhe se do t’i shtoje nje borxh te ri prej 100 eurosh çdo qytetari shqiptar.

Pavaresisht se ato qe thote opozita jane ne pergjithesi te drejta, serish nuk perbejne lajm. Dihet qe financat publike per momentin i ngjajne nje portofoli bosh te vendosur si peng per borxhet e marra sakaq. Per sa i perket mases se borxhit te shtuar, kjo eshte serish ne varesi te shumes qe qeveria do te arrije te marre, ndersa lidhur me pasojat eshte ende heret qe te flitet diçka.

Te thuash qe qeveria nuk ka para, kete e dine te gjithe. Edhe te thuash se te rrisesh borxhin sakaq te renduar, kjo eshte serish e thjeshte. Por, se si te menaxhohet mungesa e parave, pa marre kete borxh qe qeveria kerkon te marre, kjo eshte çeshtja. Opozita i ka te gjitha mundesite teknike qe ta beje kete lloj opozite. Nderkaq, situata financiare e qeverise ne lidhje me planin per te marre serish borxh, i ngjan thenies se romakut Publilius Sirius: “eshte nje plan i keq qe nuk mund te ndryshohet”.

Duhet pranuar me se pari se ajo qe qeveria shqiptare po perpiqet te beje, ne terma individuale, perben makthin e çdo huadhenesi. Ajo po merr borxh per te lare borxhet. Nderkaq, nuk behet fjale per kikirike dhe flitet per shuma deri ne 400 milione euro. Por, sistemi financiar dhe ekonomia e nje vendi funksionon ne menyre disi me te nderlikuar se marredheniet financiare mes individesh.

Arsyet dhe mbrojtja

Arsyeja kryesore e qeverise per te kerkuar nje hua me interesa relativisht te larta nga bankat e nivelit te dyte ka te beje me pamundesine e ekzekutivit per te futur ne loje instrumente alternative per te shlyer borxhet ekzistuese, si dhe per te realizuar ato shpenzime te domosdoshme, duke filluar nga investimet publike te shpenzimet operative. Keto te fundit, pavaresisht se permenden ne menyre shperfillese ne ligjeraten e eksperteve me tesere dhe vazhdimisht kerkohet reduktimi i tyre, ne fakt, mbajne ne kembe aparatin shteteror.

Nderkaq, borxhi me emergjent qe qeverise i duhet ta shlyeje eshte huaja prej 200 milione eurosh e marre per segmentin Rreshen-Kalimash te rruges Durres-Kukes, e njohur gjeresisht edhe si “Rruga e Kombit”. Deshtimi i fundit i ekzekutivit shqiptar ne kete drejtim ishte shtyrja e hedhjes ne treg te Eurobondeve “Made in Albania”, te cilat synonin mbi te gjitha, te shlyenin kredine e Rruges se Kombit. Kredia prej 200 milione eurosh maturohet ne vitin 2012, por qeveria kishte shpresuar se tregu financiar nderkombetar do te stabilizohej dhe Shqiperia do te kishte mundesine ta zevendesonte kete kredi me eurobonde me te lira. Shpresa e qeverise ishte qe kredia me interes euribor plus 9.65 per qind te zevendesohej me eurobonde qe do te kushtonin shume me pak. Ndryshe nga sa thone, shumica e kritikeve te qeverise, ky plan nuk deshtoi teresisht per faj te sajin, por edhe si pasoje e falimentimit te ekonomise greke. Si rrjedhoje, qeveria shqiptare rezultoi njeheresh e paafte dhe e pafat.

Megjithate, e shpjeguar ne terma vulgare, qeveria po synon te marre borxh, per te lare borxhet ekzistuese plus disa shpenzime te paevitueshme, me qellim qe me vone te arrije te realizoje me sukses hedhjen ne treg te Eurobondeve, me ane te te cilave te shlyeje kredine e re. Ngjan disi e ngaterruar, por nuk eshte edhe aq. eshte thjesht e rrezikshme, sepse pothuaj gjithçka varet nga aftesia dhe fati ne emetimin me sukses te Eurobondeve.

Por, borxhi qe kerkon te marre qeveria eshte dyfish me i larte, çka do te thote se punet mund te jene edhe me keq nga ç’eshte thene e parashikuar deri me sot. E ne mos jane, mund te behen.

Gjithsesi, (gjysme) mbrojtjen me te mire ndaj ketij hapi te qeverise e ka bere drejtori i Pergjithshem i Borxhit ne Ministrine e Financave, Xhentil Demiraj, i cili ka theksuar sakaq se huamarrja e vitit 2010 vijon te kryhet ne perputhje me Ligjin e Buxhetit per kete vit. Sipas ketij ligji, deficiti vjetor prej 49,7 miliarde lekesh do te financohej nepermjet huamarrjes se brendshme prej 39,6 miliarde leke, dhe financimit te huaj nga kredite e zhvillimit prej 10.1 miliarde. “Deri me tani, huamarrja e brendshme ka arritur ne 14,5 miliarde leke apo 36% e totalit te saj per gjithe vitin”, tha Demiraj.

Sipas Demiraj, ne rast te emetimit te Eurobondit, per te cilin Ministria e Financave po pret momentin me te pershtatshem dhe stabilizimin e tregjeve te kapitalit, pjesa e te ardhurave prej tij qe do te mbeten pas shlyerjes se kredise sindikale te kontraktuar vitin e kaluar, mund te shkoje per te maturuar nje sasi te borxhit te brendshem afatshkurter, pra per te zevendesuar nje pjese te huamarrjes se brendshme me te ardhura ne euro nga jashte.

Per me teper, ai deklaroi se huaja e re e qeverise nuk do te vere ne rrezik burimet e financimit te sektorit privat. “Ministria e Financave po monitoron me kujdes likuiditetin ne tregun e brendshem, dhe ne perputhje me strategjine tone per te rritur fleksibilitetitin e huamarrjes, per te diversifikuar burimet e financimit, dhe sigurimin e nje pjese te tij ne Euro, do te shohim edhe mundesine e emetimit te nje bonoje afatshkurter ne tregun e brendshem, te denominuar ne euro”. Ne fakt, vendi i fundit qe mberriti ne kete pike ishte Greqia kur deshtoi te shiste bonot e saj ne tregun nderkombetar, duke tentuar t’ia shiste publikut. Dhe ndonese aventura e Greqise pati nje fund jo veçanerisht te lumtur, ajo shqiptare eshte ende e paqarte.

Gjithashtu, Demiraj ka folur edhe per normat disi me te uleta per momentin te huamarrjes se brendshme, per te cilat ai deklaron se jane ulur ne menyre konstante. “Keshtu p.sh, bonoja “benchmark” apo barometer e qeverise, qe eshte ajo 1-vjeçare, eshte ulur nga 9.24% ne fund te vitit 2009, ne 8% aktualisht, çka perben nje reduktim te kostos qe ajo shkakton ne buxhetin e shtetit prej me teper se 13%”, shpjegoi drejtori i borxhit, qe se fundmi sipas gjasave do te vazhdoje te rritet. Ai tha se paralelisht me kete, eshte rritur edhe perqindja e titujve qe individet dhe institucionet jo-banka mbajne ne portofolin e borxhit te brendshem.

Efekte pozitive?

Ne fakt, huamarrja e brendshme nuk eshte gjeja me e keqe qe mund te bente qeveria ne keto kushte, sepse behet fjale gjithnje per para qe mbeten “brenda shtepise”. Ndonese interesat do te jene pa dyshim te larta, nuk eshte se jashte kufijve do te gjente hua me interesa me te lira. Perkundrazi. Nderkaq, sistemi bankar ne vend mbetet ne kushte aspak te mira, ndersa kredia e keqe ne nivele te tmerrshme. Per muajin prill te 2010-es llogaritet ne 11.7% te totalit te portofolit. Deri aty ka shkuar puna sa bankat po kerkojne qe thjesht t’u jepen parate mbrapsht, pa interesa.

Me ndryshimet e fundit, debitoreve qe shlyejne menjehere te gjithe shumen e principalit te transferuar apo te mbetur, u falen ne masen 100% interesat, gjobat dhe kamatevonesat, pavaresisht nga objekti i kredise dhe shuma e detyrimit te transferuar. Kurse debitoret qe zgjedhin te shlyejne me keste detyrimin e mbetur, perveç shumes se principalit, duhet te paguajne edhe nje pjese te interesave, gjobave dhe kamatevonesave, sipas perqindjeve dhe afateve te percaktuara ne vendim. “10% te interesave, kamatevonesave dhe gjobave per debitoret, te cilet ne daten e transferimit te kredise nga bankat e kane pasur shumen e principalit deri ne 3 milione leke; 5% te interesave, kamatevonesave dhe gjobave per debitoret, te cilet, ne daten e transferimit te kredise nga bankat, e kane pasur shumen e principalit mbi 3 milione leke; dhe periudha e likuidimit me keste nuk mund te jete me shume se 2 vjet nga data e lidhjes se kontrates se re”, jane disa nga kriteret e perfitimit.

Ndersa edhe teresia e vitit 2009 qe mjaftueshem e keqe per sistemin bankar. Sipas Raportit Vjetor te Bankes Qendrore, aktiviteti i ndermjetesimit financiar ne ekonomi eshte kushtezuar nga tkurrja e burimeve financiare, luhatja e besimit ne institucionet financiare dhe renia e kerkeses per kredi bankare gjate vitit 2009. Ne fund te muajit mars 2009, depozitat rane ne 55 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto, krahasuar me nivelin 63 per qind te shenuar ne muajin shtator 2008. Terheqja e depozitave gjate tremujorit te pare te vitit solli ngadalesimin e zgjerimit te mases monetare ne ekonomi.

Rritja e mases monetare i detyrohet kryesisht rritjes se komponentit ne leke te saj, nderkohe qe kredia dhe depozitat ne valute kane shenuar tkurrje gjate vitit 2009. Krijimi i parase ne leke eshte bazuar ne huamarrjen e brendshme te sektorit fiskal dhe ruajtjen e ritmeve te kreditimit ne leke te sektorit privat. Perveç rritjes se ndjeshmerise se bankave ndaj treguesve te likuiditetit te tyre, huamarrja e sektorit privat gjate vitit 2009 u zhvillua ne kushtet e nje sjelljeje me konservatore te bankave ne kredidhenie. Ne gjysmen e dyte te vitit, u vu re edhe renia e kerkeses per kredi, e kushtezuar nga standardet e shtrenguara te kredidhenies dhe ngadalesimi i aktivitetit ekonomik.

Ne kete pike, nderhyrja e qeverise shqiptare ne tregun e kredive te bankat e nivelit te dyta ka gjasa te sjelle nje fare frymemarrjeje edh pse mbetet per t’u diskutuar rreziku qe krijohet nga terheqja e shumave te medha ne valute.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama