Pjeset me te shendetshme te ushqimeve

Pjeset me te shendetshme te ushqimeve

Zakonisht ka disa pjesë të disa ushqimeve në jetën e përditshme të cilat i hedhin në mënyrë që të konsumojmë, sipas mendimit tonë, vetëm pjesën më të mirë. Gjethet, lëkura, bishtat, ja çfarë nuk duhet më të hedhim sepse i bëjnë mirë shëndetit.

Lëkura e qepës

Lëkuren e qepës të gjithë e hedhim në koshin e plehrave, pa e ditur se ajo përmban kuercetinë, një flavonoid ky që ka shumë antioksidues. Nga ana tjetër ky përbërës lufton edhe kollën e thatë. Mund ta hidhni në një supe për shembull dhe ta hiqni para se ta shërbeni.

Lëkura e pjeprit

Mund t’iu duket e çuditshme, por në fakt lëkura e pjeprit përmban citruline e cila stimulon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon hapjen e enëve. E përziejeni me pjesën e brendshme dhe përgatisni një lëng të shijshëm.

Lëkura e kivit

Lëkura me push e kivit përmban 3 herë më shumë antioksidues sesa pjesa e brendshme. Ajo ka gjithashtu veti kundër kancerit dhe kundër alergjive. Përziejini të dyja dhe përgatisni një lëng për mëngjes.

Kërcelli i lulelakrës

Zakonisht i hedhim si gjethet si kërcejtë e lulelakrës, por në fakt ato janë të shijshme dhe të pasura me fibra.

Lëkura e portokallit

E pasur me vitamina dhe fibra, lëkura e portokallit është gjithashtu e shëndetshme. Mund te përdoret në ëmbëlsira të ndryshme.

Gjethet e selinos

A e dinit se gjethet e selinosë përmbajnë 5 herë më shumë kalcium dhe magnez sesa kërcelli? Ato gjithashtu përmbajnë vitaminë C dhe përbërës fenoli të cilat luftojnë kancerin dhe sëmundjet kardiake. Një tjetër e mirë është se luftojnë edhe plakjen. Shtojini ato nëpër supa, pure apo sallata.

Gjetjet e bronkolit

Këto gjethe përmbajnë karotenoide, të cilat trupi i shndërron në vitamina A dhe me to lufton kancerin. Ziejini ashtu si brokoli.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama