Piktori Golemi ekspozon ne Kledio

Piktori Golemi ekspozon ne 'Kledio'
Në galerinë private “Kledio” në Tiranë është hapur një ekspozitë vetjake e piktorit Arben Golemi. Golemi paraqet në këtë ekspozite të titulluar “Trouble” disa piktura dhe vizatime. Në grupin e pikturave bëjnë pjesë disa punime të realizuara në teknikë mikse mbi kanavacë dhe mbajnë titujt si "Trouble", "Vibrim", "Harmoniumet e Popullit", "Arkitekturë" apo "Katedralja e Reimsit". Në grupin e dytë të punëve bëjnë pjesë disa hyjnë seri vizatimesh bardhezi të realizuara gjatë vitit 2010-2011. Autori e ka quajtur ekspozitën e tij “Trouble” sepse mendon se koha që po jetojmë është një histori e turbullt. Galeria “Kledio” ndodhet ne Rr.

“Bajram Curri” dhe është e hapur çdo ditë nga ora 09:00 – 21:00


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama