Piktori Kucana ne Akademine e Artev

Piktori Kucana ne Akademine e Artev
Në galerinë e Akademisë së Arteve në Tiranë, piktori shqiptar Arben Kuçana ka hapur një ekspozitë vetjake të titulluar "Udhët". Pasioni i piktorit Arben Kuçana për pikturën i nënshtrohet një qëndrimi individual ndaj estetikës. Kjo është motoja që shoqëron krijimet e tij. Forma të ndërtuara me . ndjesi estetike janë në themel fjalë dhe shenja të qarta. Ato shprehin gjithmonë dhe direkt atë emocion dhe fuqi që ato përmbajnë në vetvete.

Këtë botë abstrakte rrugëtojnë në udhë ëndërrore duke e përqendruar shikimin në një iluzion të ri. Piktori, në veprat e tij, kërkon një burim për harmoni dhe baraspeshim. Përplasja e pak ngjyrave të zgjedhura në konflikt me njëra-tjetrën qetësohet nga derdhje tonesh e dritë/hijesh. Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në datën 3 prill

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama