Pikellimi ne Teatrin e te Rinjve

'Pikellimi' ne Teatrin e te Rinjve
Në datën 21 dhjetor, ora 19:00, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar në Tiranë, rishfaqet monodrama “Pikëllimi” e aktores Klodiana Kadillari, e cila në këtë rast është autorja dhe regjisorja e monodramës. Për krijimin e kësaj monodrame Kadillari është bazuar në letrat e Nënë Terezës në librin "Nëna e dashurisë" përgatitur nga Don Lush Gjergji. Në këtë monodramë flitet për përjetimet e Nënë Terezës në moshën 14-vjeçare, kur merr thirrjen e Zotit dhe vendos t'i përkushtohet shpëtimit të shpirtrave. Në to përshkruhet udhëtimi i saj në Letnicë, vendi më i dashur për të, në Shkup, Shkodër, Tiranë.

Shpesh thuhet që Nënë Tereza nuk ka shkuar në këto qytete kur ka qenë e re. Patjetër që ajo i ka vizituar ato. Momenti më emocional është ndarja nga familja. Ka mendime, kujtime. Autorja e kësaj monodrame ka marrë pjesë në një dokumentuar kushtuar Nënë Terezës, realizuar në Kosovë nga Fahri Hysaj, prodhim i RTK-së. Ajo u zgjodh për të realizuar figurën e murgeshës në moshë të re. Kadillari ka realizuar në Teatrin Kombëtar në Tiranë dhe Teatrin Kombëtar të Shkupit rolet e Vasiliqisë te "Ali Pashë Tepelena" me regji të Lazër Filipit (2001), Natalia Stepanova te "Mblesëria" me regji të Sefedin Nuredinit (2002); ka interpretuar te "Buburreci" me regji të Ilir Bezhanit (2004) dhe te "Nënë Tereza" e Bruno Shllakut në rolin e Zhaklinës dhe Ritës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama