Permbytje masive ne Lezhe probleme edhe ne Tirane

Permbytje masive ne Lezhe, probleme edhe ne Tirane

Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje masive në Lezhë. Dhjetëra hektarë tokë janë nën ujë në zonën e Zadrimës dhe Zejmenit. Ministri i Bujqësisë pranoi se situata është problematike. Niveli i ujit po rritet edhe në afërsi të qytetit. Ministria e Brendshme njofton se në Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë, në intervale kohore prej 2-3 orësh, do të ketë reshje shiu që mund të arrijnë në 30-40 mm. Probleme nga përmbytjet janë regjistruar edhe në Tiranë, në zonën e Lumit të Tiranës dhe në Farkë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama