Perleshje mes tifozeve te kuq dhe policise ne Elbasan Arena

Perleshje mes tifozeve te kuq dhe policise ne 'Elbasan Arena'

Përleshje para stadiumit “Elbasan Arena” mes tifozëve të kuq dhe policisë. Ka qenë një moment i pakëndshëm, kur autobusi i ekipit të Salzburgut po parkonte në sheshin para impiantit dhe një prej ultrasve të kuq shkoi afër dhe goditi me shkop xhamin e parë.

Në moment ndërhyn policia, që shoqëroi me forcë tifozin dhe këtu nisi përleshja. Ultrasit e kuq tensionohen dhe kapen me forcat e rendit, teksa për pak minuta situata është agravuar, raporton panorama.

Tifozët ishin kundër shoqërimit në polici të personit që iu afrua autobusit.

Megjithatë, ndërhyrja e drejtorit të klubit të kuq, Genc Tomorri, ka sheshuar gjithçka.

Lojtarët e Salzburgut kanë qenë të qetë, duke mos u ndikuar aspak nga ky incident.

I vetmi që është ndierë në siklet ka qenë shqiptari Valon Berisha, i cili sapo ka zbritur nga autobusi ka marrë një lum të sharash në kor nga një grup i vogël tifozët, që ndodhej aty pranë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama