Ekspozita Ngjyra stinёsh nё Gjirokastёr

Ekspozita 'Ngjyra stinёsh nё Gjirokastёr'
Deri më datën 10 prill, nё Muzeun Historik Kombëtar, do të qëndrojë e hapur një ekspozitë vetjake e piktorit gjirokastrit Pёllumb Puci. Piktori aktualisht me vendbanim në Athinë e ka titulluar ekspozitën e tij "Ngjyra stinësh nё Gjirokastër". Ekspozita vjen pas një sёrё ekspozitash që ka hapur Puci nё shumë vende si nё Greqi - 1991, në Hollandë në vitin 2000, në Zvicër nё vitin 2003, në Tiranë në Galerinë e Arteve i ftuar nga Unesko, dhe në kështjellën e qytetit tё Gjirokastrës në galerinë e Arteve "Gjin Zenebishti".

Qyteti i tij i lindjes Gjirokastra si dhe peisazhe me motive nga bukuritë e natyrës janë disa prej veprave të autorit të paraqitura në këtë ekspozitë.

Orari:
E Hёnë - E Shtunë:
Paradite 09:00 - 13:00
Pasdite 18:00 - 20:00
E Dielё: 10:00 - 14:00

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama