Perjashtohet Tom Doshi Ilir Meta pagoi per te me vrare

Perjashtohet Tom Doshi: Ilir Meta pagoi per te me vrare

Partia Socialiste ka përjashtuar deputetin Tom Doshi. Deputeti i Shkodrës tha pasi doli nga mbledhja e grupit parlametar se Rama ka vepruar i shtyrë nga “turori” i tij, siç e quajti ai Ilir Metën. Doshi lëshoi edhe një deklaratë bombë, duke thënë se Ilir Meta ka paguar para për ta vrarë atë dhe deputetin e PD –së, Mëhill Fufi. Këto fakte ai tha se ia ka bërë të ditur Ramës, kryeprokurorit Llalla dhe Senatit Amerika. Ai tha se vrasësi është takuar edhe me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Për këto akuzai ai u shpreh se ka edhe video dhe se faktet do t’i bëjë publike gjatë ditëve në vijim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama