Stina koncertore e studenteve te arteve

Stina koncertore e studenteve te arteve
Në kuadrin e “Stinës koncertore VI”- Dimër 2010 – 2011, ditën e shtunë, datë, 18 dhjetor, ora 19.00, në sallën e madhe të koncerteve të Akademisë së Arteve në Tiranë do të jepet një koncert me piano - duo. Pianistet studente Merita Balliu dhe Mimoza Kongo do të luajnë për publikun kryeqytetas vepra nga Mozart, Brahms, Gershwin. Hyrja është e lirë. Gjatë kësaj stine do të zhvillohen 19 koncerte me pjesëmarrës studentë dhe profesorë të Akademisë.

Koncertet kanë filluar në datën 8 dhjetor dhe do vazhdojnë deri në datën 31 janar 2011. Ato janë kryesisht recitale, por edhe muzikë dhome, të tjera me karakter vokal dhe instrumental. Stina koncertore e studentëve të Fakultetit të Muzikës së Akademisë së Arteve organizohet me qëllimin për të materializuar dhe bërë publike dijet që artistët e rinj nxënë në këtë shkollë, si dhe për të nxitur konkurrencën mes tyre. Kështu evidentohen më të mirët mes talenteve të reja, por nga ana tjetër gjallërohet më shumë edhe jeta kulturore-artistike e kryeqytetit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama