Hapet TIFFF 2010 ne Tirane

Hapet TIFFF 2010 ne Tirane
Edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë hapet në datën 13 dhjetor dhe do të vazhdojë për gjashtë ditë me radhë deri në datën 18 dhjetor. Programi gjashtë ditor i këtij festivali të përvitshëm do të zhvillohet në kinema të ndryshme të kryeqytetit dhe në fund të tij do të shpallen edhe fituesit e çmimeve përkatëse sipas kategorisë së konkurrimit. Në programin e festivalit përveç shfaqjes së filmave janë parashikuar edhe seminare, kurse, takime me shtypin etj. Për më shumë informacion klikoni: www.tiranafilmfest.com

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama