Pekin 2008 fillon me grabitje

Pekin 2008 fillon me grabitje
Vjedhja e imazheve – “Vjedhja e imazheve ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës, kur televizioni ka arritur të filmojë disa çaste nga provat zyrtare të spektaklit që do të mbahet më 8 gusht me rastin e çeljes së Lojërave të Pekinit. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 50 mijë spektatorë, të cilëve u ishte ndaluar rreptësishtë hyrja në stadium me celularë, apo me aparat fotografik, në mënyrë që ceremonia të ishte absolutisht sekrete. Megjithatë, televizioni ka arritur të filmojë disa skena, në të cilat shfaqet historia e kulturës kineze mes të kaluarës dhe të ardhmes.

BOCOG i zhgënjyer

Komiteti Organizator i Lojërave të Pekinit nuk mund të mos ndihet keq në një situatë të tillë. “Jemi shumë të zhgënjyer, megjithatë ato pak sekuenca nuk mund t’i tregojnë publikut imazhin e plotë të ceremonisë”, ka thënë San Ueid, përgjegjësi i komunikimit me median. Megjithatë, ngjarja nuk është mbyllur me kaq. Përgjegjësit e këtij dhunimi rrezikojnë të mos akreditohen për Lojërat e Pekinit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama