Pasioni i nje krimi

Pasioni i një krimi

Shfaqja erdhi si premierë falë një bashkëpunimi mes kompanisë "Theatre International" dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Një histori që mbetet simbol dhe i kinematografisë, tashmë i përket dhe traditës së re të shfaqjeve musikal tepër të famshme e të mirëpritura nga publiku.

Por regjisori i kësaj shfaqjeje, Dritan Huqi, shprehet se është munduar që këtij musikali t‘i veshi sa më shumë elementë shqiptarë. Edhe pse në thelb Çikago, nuk do të ndryshojë nga vëniet që ka pasur në skenat e njohura të botës, elementët shqip do ta bënin më të perceptueshëm për publikun shqiptar.

"Interpretuesit do të jenë këngëtarë që përbëjnë vlerat më të mira të skenës shqiptare tashmë të mirëpritura nga publiku shqiptar. Ndërthurja e elementeve të rinj do të jetë risi në këtë vepër. Me interpretimin e tyre, këta artistë do të sjellin emocione dhe një imazh të ri, duke qenë personazhe skenikë në këtë vepër. Nuk do të mungojë dhe dimensionimi i tyre në aktrim për të përmbushur gjithë tablonë", shprehet regjisori dhe producenti, Dritan Huqi. Një nga veprat ku shkrihen të gjitha fuqitë e interpretimit, vokalit dhe baletit, Çikago të mbërthen në një emocion të papërshkrueshëm. Në një shfaqje ku mund të shohësh elementë të tërë nga bota muzikore, ku çdo detaj të kujton fuqinë që ka baleti. Skenografia e shfaqjes i është besuar Bledi Gërxhaliut, ndërsa kostumografia është realizuar nga Ardi Asllani, .e koreografi të Enada Hoxhës dhe regjisor Dritan Huqin, shfaqjes aktoriale do t‘i bashkëngjitet si anonçues Alert Çeloaliaj. Ndërsa producentë të saj janë Holta Dulaku dhe Dritan Huqi.

Por çfarë rrëfehet në Çikago, një vepër që çdo vit tenton të vendoset në teatro të ndryshme të botës? Ajo është bazuar në skenarin e vitit 1925 të reporterit Maurine Dallas Watkins, Çikago dhe tregon historinë e Roxie Hart, e cila vret të dashurin e saj dhe më pas arrin jo vetëm të shpëtojë nga dënimi me ndihmën e avokatit të talentuar Billy Flyn, por të përdorë gjithashtu gjyqin për të arritur famë në botën e spektaklit së bashku me shoqen e saj, Velma Kelly.

Fitues i gjashtë çmimeve Tony, është një ‘musical‘ i mbushur me disa pjesë muzikore shumë të famshme, si: "All that Jazz" dhe "Razzle Dazzle", "Funny Honey", "Cell Block Tango", "When You‘re Good To Mama", "Roxie", "Me and My Baby", "Mister Cellophane", "Nowadays" etj. Çikago përbëhet nga disa koreografitë më të mira të Brodueit, me një trupë që performon numra koreografikë të mrekullueshëm në stilin e Bob Fosse.


Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama