Pas futbollit Shkembi gati te hape piceri

Pas futbollit, Shkëmbi gati të hapë piceri

Vetëm pak ditë pasi ka mbyllur karrierën e tij futbollistike në mënyrën më të suksesshme të mundshme, me gjashtë tituj të fituar radhazi, ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, tashmë është duke menduar seriozisht për të ardhmen. shkembiPërveç ëndrrës së tij të madhe për t'u bërë trajner i suksesshëm, Shkëmbi duket se ka një objektiv të ri. Ideja që po i kalon së fundmi në mendje është ndërtimi i një biznesi familjar. Burime pranë tij e konfirmojnë se familja Shkëmbi tashmë është duke ngritur një piceri, e cila do të jetë në menaxhimin e ishkapitenit.

Nuk dihet ende se si dhe ku do të hapet kjo piceri në qytetin e Korçës, por pritet të jetë diçka e veçantë dhe speciale, ashtu sikundër ka qenë edhe karriera futbollistike e Shkëmbit. Për momentin, të dhënat për këtë biznes familjar të Shkëmbit konfirmohen vetëm me zëra, ndërsa mungon deklarata e vetë lojtarit, me të cilin ditët e fundit ka qenë pak e vështirë që të kontaktohet, ndoshta edhe për faktin se po përgatitet për impenjimet e reja.

Përgatiti: Ll.Saro


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama