Pas Dani Alvesh nje tjeter brazilian largohet nga Barcelona

Pas Dani Alvesh, një tjetër brazilian largohet nga Barcelona

Adriano nuk është më pjesë e Barcelonës. Mbrojtësi i majtë brazilian, edhe pse kërkohej nga disa klube të njohura, sidomos në Itali, ka vendosur t'i bashkohet Beshiktashit në Turqi, klub me të cilin ishte në bisedime prej disa ditësh.

Juventus-v-Barcelona-After-the-match

Futbollisti ka fituar shumë trofe me katalanasit, të cilëve iu bashkua në vitin 2010, por Beshiktash ka siguruar kartonin e tij për vetëm 600 mijë euro. Kjo shifër mund të arrijë deri në 1,7 milionë euro në varësi të arritjeve të klubit turk në vitet në vazhdim, ose më saktësisht nëse Beshiktashi arrin të kualifikohet me rregullsi në Ligën e Kampioneve.

Adriano-Barcelona

Braziliani 31 vjeçar ka luajtur 189 ndeshje me fanellën e Barcelonës, duke shënuar 17 gola, ndërsa gjatë qëndrimit të tij te katalanasit, ka siguruar 16 trofe.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama