Partizani qeteson tifozet pas demtimeve te titullareve

Partizani qetëson tifozët pas dëmtimeve të titullarëve

Tifozët e Partizanit kanë mbajtur frymën gjatë ditëve të fundit pas lajmeve se dy elementë të rëndësishëm të skuadrës, Batha dhe Torasa, nuk ishin stërvitur për shkak të dëmtimeve të marra në ndeshjen e parë kundër Ferencvaroshit.

partizani stervitje

Klubi ka menduar të qetësojë mbështetësit e të kuqve që shpresojnë për një kualifikim historik në Hungari. Nëpërmjet një njoftimi është bërë e ditur se të dy lojtarët në fjalë, ndonëse ishin stërvitur veçmas pjesës tjetër të skuadrës, nuk rrezikonin pjesëmarrjen në takimin e të mërkurës në Budapest.

partizani stervitje

"Skuadra ka zhvilluar përgatitjet e radhës në prag të takimit të kthimit ndaj Ferencvarosh. Nën drejtimin e trajnerit Sormani, ekipi ka kryer seancën e sotme në orën 18:30 në ambientet e kompleksit sportiv "Internacional Tirana" në Pezë.

partizani tirana

Batha dhe Torasa kanë vijuar përgatitjet të diferencuar, por nuk rrezikojnë për përballjen në Hungari. Sot, trajneri Sormani ka aplikuar edhe një ndeshje kontrolli brenda grupit. Të hënën ekipi do të kryejë seancën e fundit në Tiranë, pasi të martën do të udhëtojë drejt Budapestit", shkruhej në njoftimin e klubit kryeqytetas.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama