Partizani B ngjitet ne Kategorine e Pare bie Sopoti

Partizani B ngjitet në Kategorinë e Parë, bie Sopoti

Partizani B fitoi ndeshjen e "play-off"-it ndaj Sopotit duke u ngjitur zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Të kuqtë fituan me rezultatin 1-4 në "Elbasan Arena". Me këtë rezultat Sopoti zbret në Kategorinë e Dytë.

13256154_507443479450053_3230163972936122805_nFillimisht, Ardit Jaupaj kaloi "të kuqtë" në minutën e 48´. Ndërsa Ismaili dyfishoi rezultatin në minutën e 64´. Pesë minuta me pas, Vatnikaj realizoi golin e tretë.

Por djemtë e drejtuar nga Genc Tomorri nuk u ndalën me kaq. Partizani B çoi shifrat në 4-0 në minutën e 79´ të takimit me anë të Jaupajt, i cili realizoi dopietën e tij në këtë takim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama