Panairi i librit “Tirana 2010”

Panairi i librit “Tirana 2010”
Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po mbahet edicioni i trembëdhjete i Panairit të Librit,i cili mbyllet në datën 15 nëntor.

Në këtë panair marrin pjesë 80 subjekte botuese. Sipas Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Panairi i Librit u vizitua edhe nga Presidenti i Panairit të Lajpcigut, gjermani Oliver Zile. Një e re tjetër e këtij edicioni është edhe prania në një stendë të veçantë e projektit TRADUKI, i cili është një projekt botimesh e përkthimesh për vendet e Evropës Qendrore e Lindore. Pjesë e TRADUKI-t janë më shumë se 50 botues nga rajoni, mes të cilëve edhe Shqipëria. Në këtë stendë do të jenë të pranishme  shtëpi botuese nga Kroacia, Bosnja, Hercegovina, Sllovenia, Bullgaria etj.

Të ftuar specialë të këtij viti janë Sabri Hamiti nga Kosova, Kim Mehmeti nga Maqedonia dhe Aurel Plasari nga Shqipëria. Panairi i librit "Tirana 2010", ngjarja më e madhe kulturore e librit, që zhvillohet brenda kufijve të Shqipërisë, organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe cilësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme  kulturore në vend.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama