Panairi i 18-te i librit Tirana 2015 / Programi i plote 5-ditor i aktiviteteve

TIRANË, 10 Nëntor / ATSH - Klajdi Musabelliu / - Panairi i 18-të i librit "Tirana 2015", organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, që do të zhvillohet nga data 11 deri më 15 nëntor në Pallatin e Kongreseve, është një ndër aktivitetet më të mëdha për librin, i cili shënon edhe rezultate në rritje nga viti në vit, duke siguruar kështu vijimësinë e Panairit të Librit të Tiranës dhe përkrahjen e gjerë të tij.

I cilësuar si ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë, këtë vit në temën "E ardhmja e librit digjital në Shqipëri", gjatë 5 ditëve do të organizohen aktivitete të shumta, si panele, workshope, dy aktivitete për librin dixhital, një konferencë, një workshop praktik për prodhimin e librit apo dizajnit të librit të digjitalizuar etj.

Programi i plotë i aktiviteteve eshte:

E mërkurë 11/11/2015

11:00 Ceremonia e hapjes së Panairit të 18 të Librit "Tirana 2015" - salla ovale.

13:00-14:00 "Shpërngulja e të vdekurve", autor Kim Mehmeti, Sh. B. Saras - salla ovale.

17:00-18:00 "Mërzia" dhe "Konformisti", autor Alberto Moravia, me praninë e studiuesit italian prof. Angelo Fàvaro - stenda e Sh. B. Toena.

18:00-20:00 "Friderich Hayek: liberalizmi përballë etatizmit?", autor Adrian Civici - stenda e UET Press.

18:00-20:00 "Edhe një shqip. 31 intervista", autore Rudina Xhunga - stenda e UET Press.

E Enjte 12/11/2015

11:00-12:00: "Editoria shqiptare, libri digjital dhe self publishing. A po i ndryshon teknologjia e web-it (edhe) botimet tona?" - Konferencë e organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare - salla ovale.

Referojnë, Bujar Hudhri - E ardhmja e librit në botimet shqiptare, a jemi të vonuar për e-book-un?, Artan Fuga - Shkrimi në web, përparësi dhe kufizime, Mariana Ymeri - Libër letër apo digjital: mjafton të lexohet (rezultate të një anketimi)., Agim Baçi - Nga optika e një lexuesi: ebook-u dh Anxhela Lepuri - E ardhmja e librit janë të rinjtë.

12:30-14:00 Workshop: "Realizimi i një libri digjital: njohuri të thjeshta". Organizator Shoqata e Botuesve Shqiptarë - salla ovale. Migel Xhavara - Formatet dhe teknologjitë e e-book. Gejsi Tafa - Aplikacione të tjera që ndihmojnë self publishing edhe në Shqipëri.

11:00 "Gotat e kristalit", autore Zharina Sinani - stenda e Sh. B. Toena.

12:00 Francesco Altimari prezanton librin "Ura e Arbërit" - stenda e Institutit Italian të Kulturës.

12:00 "Dhe zemra ime e tejdukshme", e pranishme autorja Veronique Ovaldé - stenda e Sh. B. Toena.

13:00 "Shpirti im në arsim", autore Lumturi Vladi - stenda e Sh. B. Toena.

17:00-18:00 Prezantime të Botimeve Françeskane, Botimet Françeskane - salla ovale.

Në panel: Ardian Ndreca, Matteo Mandala, Françesko Altimari, Persida Asllani, Italo Sarro dhe Atë Viktor Demaj

Prezantimi i numrit të ri monografik të revistës Hylli i Dritës (1-2, 2015), kushtuar botës arbëreshe. Prezantim i librit të Italo Sarros, Kontribut për historinë kishtare të Shqipërisë së Epërme shek. XVII-XIX, Botimet Françeskane, Shkodër, 2015. Prezantime të Kuvendit II (1871) dhe Kuvendit III (1895) të Arbrit, Botimet Françeskane, Shkodër 2015. Prezantim i projekteve të afërme për botim.

16:00 "Dikush si ti", autore Sarah Dessen - stenda e Sh. B. Toena.

17:00 "Mbrojtja e minoriteteve dhe trajtimi i tyre në Shqipëri", autore Jonlinda Hada - stenda e Sh. B. Toena.

18:00-19:00 "Migrimi i varfërisë", autor Kosta Barjaba, Akademia e Shkencave të Shqipërisë - salla ovale.

18:00-20:00 "Edhe një herë për shansin gjerman. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë 1944-1987. Reparacionet e luftës", autor Shpëtim Çaushi - stenda e UET Press.

18:00-20:00 "Romani postmodern shqiptar", autor Adil Olluri - stenda e UET Press.

18:00 "Të gjallë dhe të vdekur", autor Ilirian Zhupa - stenda e Sh. B. Toena.

19:00-20:00 "Çamëria, vështrim historik dhe etno-kulturor", autorë Pëllumb Xhufi, Hajredin Isufi, Bashkim Kuçuku, Dorian Koçi, Instituti i Studimeve për Çamërinë - salla ovale.

E Premte 13/11/2015

10:00 "Mbi kuaj ëndrrash", autor Fatmir R. Gjata - stenda e Sh. B. Toena.

11:00-12:00 "Shkrimtari dhe bota", autor V. S Naipaul, dhe "Treni i natës", autor Martin Amis, Sh. B. Saras - salla ovale.

11:00-12:00 Prezantim i projektit fitues "Storytelling the Life", me mbështetjen e Programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian, Shtëpia Botuese DITURIA - stenda e Sh. B. DITURIA

11:00-12:00 "Tregime dhe novela", i pranishëm përkthyesi i librit prof. Xhevat Lloshi - stenda e Sh. B. Argeta LMG

11:00 "Kërkuesit e Guaskave", autore Rosamunde Pilcher - stenda e Sh. B. Toena.

12:00-13:00 Aktivitet me përkthyesit e projektit "Storytelling the Life", me mbështetjen e Programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian, Sh. B. DITURIA - stenda e Sh. B. DITURIA

12:00-13:00 "Një natë te Luiza", autor Arbër Ahmetaj, Scanderbeg Books - salla ovale.

12:00 "Në flakët e Izmirit", i pranishëm autori Dinos Koubatis - stenda e Sh. B. Toena.

13:00-14:00 Prezantim i botimeve të reja të vitit 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit - salla ovale.

17:00 Konferencë e Lucia Nadin "Perspektivat e studimit dhe kërkimit mbi Shqipërinë" - stenda e Institutit Italian të Kulturës.

17:00 "E bukura e të zotit", autor Albert Cohen - stenda e Sh. B. Toena.

18:00-20:00 "Komunikimi dhe kultura: imazhi në veprim", autor Ylljet Aliçka, me parathënie nga Aleksandër Dhima - stenda e UET Press.

18:00-20:00 "Pesë leksione për konstitucionalizmin", autor Spartak Ngjela - stenda e UET Press.

18:00 "Vajzat e mjegullës", autor Namik Dokle - stenda e Sh. B. Toena.

E Shtunë 14/11/2015

11:00-12:00 "Kontabiliteti i kostos", autorë Edward J. Vanderbeck, Cecily A.Raiborn, Michael R. Kinney, Mirela Ujkani (Miti), dhe "Kontabiliteti i drejtimit", autorë Charles T. Horngren, Srikant M. Datar, Madhav Rajan, Ingrid Shuli, Rezarta Shkurti, Educational Centre - salla ovale.

11:00-12:00 "Tregime dhe novela", i pranishëm përkthyesi i librit prof. Xhevat Lloshi - stenda e Sh. B. Argeta LMG

11:00-13:00 "Veni, Vidi... Scripsi", autor Frederik Mikeli - stenda e UET Press.

11:00 "Klithma e mbretëreshës Teutë", autore Ajmone Sumaj Salihu - stenda e Sh. B. Toena.

12:00 NDARJA E ÇMIMEVE TË PANAIRIT TË 18 TË LIBRIT "TIRANA 2015" - Salla Ovale.

12:00 "Pacientja "101"", autore Nimfa Hakani - stenda e Sh. B. Toena.

13:00 "Qielli s'pranon arna", autore Anila Kruti - stenda e Sh. B. Toena.

14:00-15:00 Prezantim i veprave të autorit Veton Surroi, Sh. B. Saras - salla ovale.

16:00-17:00 "Bruta storia a Tirana", autor Adalberto Invernizzi - salla ovale.

17:00-18:00 "Pasuritë ujore të Shqipërisë", autor Niko Pano, Akademia e Shkencave e Shqipërisë - salla ovale.

17:00 "Rizgjimi i Arbërisë", autor Sadullah Zendeli-Daja - stenda e Sh. B. Toena.

18:00-19:00 "Dardania - Kërkime dhe studime arkeologjike", autorë Muzafer Korkuti, Luan Përzhita dhe Kemajl Luci, Akademia e Shkencave e Shqipërisë - salla ovale.

18:00-20:00 "Tranzicioni ekonomik. Një rrugëtim pa mbarim", autorë Luljeta Minxhozi, Arben Malaj, Selami Xhepa - stenda e UET Press.

18:00-20:00 "Europë. Ik e Ja", autore Majlinda Bregu - stenda e UET Press

18:00 "Rrugës jam", autor Besnik Camaj - stenda e Sh. B. Toena.

E Dielë 15/11/2015

11:00-13:00 "Natyrë mort me kulturë. Kaleidoskop", autor Virgjil Muçi - stenda e UET Press

11:00-13:00 "Përmbysja e komunizmit", autor Servet Pëllumbi - stenda e UET Press

11:00 "Përjetësisht të panjohur", autor Gjergji Xexo - stenda e Sh. B. Toena.

12:00 "Marmara Hanëm", autore Valdete Antoni - stenda e Sh. B. Toena.

/k.m/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama