Paloka Kuvendi te perfshije ne Projekt-Kalendar lejimin e hetimit nderkombetar te CEZ

Edi_Paloka18marsTIRANË, 13 Tetor /ATSH- I. Vata/ Grupi Parlamentar i PD-së, Edi Paloka i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta të përfshijë në Projekt-Kalendarin e punimeve 3 javore të Kuvendit, lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar të CEZ.

Grupi Parlamentarë i PD-së i kryesuar nga Edi Paloka i ka drejtuar një kërkesë pasditen e së martës, kryetarit të Kuvendit Meta ,duke i kerkuar përfshirjen në Projekt-Kalendarin e Punimeve 3 javore të Kuvendit të projektligjit "Për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi akuzat publike të ngritura mbi cështjen CEZ Shpërndarje sh.a", dhe duke ofruar si bazë ligjore Nenin 27 teRregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Grupi Parlamentarë i PD-së shprehet në letrën dërguar Kuvendit dhe Kryetarit, Meta, se "Me shkresën nr. 3026 Prot., datë 28.09.2015, ka propozuar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend projektligjin "Për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi akuzat publike të ngritura mbi cështjen "CEZ Sshpërndarje sh.a". Duke e vlerësuar si emergjente nevojën e miratimit të këtij ligji, për shkak se duhet t'i hapë rrugë një hetimi të shpejtë, të plotë, gjithëpëfshirës dhe të pavarur të aferës së cështjes "CEZ Shpërndarje", në mbështetje të nenit 28 të Rregullores së Kuvendit, kërkuam shqyrtimin e këtij projektligji me procedurë të përshpjetuar".

Po ashtu, Grupi Parlamentarë i PD-së argumenton se "Në këto kushte, duke ripërsëritur se miratimi i ligjit është emergjencë dhe se natyra urgjente ka të bëjë me nevojën që ekziston për nisjen e hetimit menjëherë dhe pa asnjë vonesë, për shkak se vetëm një hetim i tillë, i pamundëson personave të përfshirë në veprimtari të mundshme kriminale, të dëmtojnë ose asgjesojnë provat/dokumentet, apo të manipulojnë ose shantazhojnë dëshmitarë potencial të kësaj cështje, kërkojmë nga ana juaj që në mbështetje të nenit 27 të Rregullores së Kuvendit të përfshini në Kalendarin 3 javor të Punimeve projektligjin "Për lejimin e hetimit për CEZ".

"Në përfundim, risjellim në vëmendje se cdo vonesë në miratimin e këtij ligji, është në dëm të hetimit të plotë dhe gjithëpërfshirës, si dhe potencialisht pamundëson zbulimin e të vërtetës dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave përgjegjës" , shprehet Paloka në emer të Grupit Parlamentar të PD-së.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama