Pakistan deputeti bie nga skena 5 metra e larte gjate mitingut

Pakistan, deputeti bie nga skena 5 metra e larte gjate mitingut
Një nga politikanët kryesorë në Pakistan, Imran Khan, ka marrë plagë të rënda në kokë pasi u rrëzua në një skenë të improvizuar me lartësi rreth 5 metra gjatë një mitingu parazgjedhor. Pamjet e TV lokale e tregojnë politikanin me plagë të mëdha në kokë dhe në gjendje të pandërgjegjshme teksa një grup njerëzish e transportonin për në spital. Politikani i njohur, i cili është njëkohësisht një ish-kampion i sportit të kriketit për vendin e tij, udhëheq partinë PTI e cila do të garojë në zgjedhjet vendore që mbahen ditën e shtunë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama