Pagjumesia plak lekuren tuaj

Pagjumesia plak lekuren tuaj

A e dini se mungesa e gjumit dhe çrregullimet e gjumit mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh? Diabeti, infarkti, plakja e lëkurës, shfaqja e rrudhave, janë rezultat i pagjumësisë. Ja çfarë duhet të bëni për të patur një gjumë të qetë dhe për t’u ngritur të çlodhur nga gjumi:

Nuk është e re shprehja: Gjumi iu bën të bukur. Në fakt gjatë natës lëkura e trupit rigjenerohet, dhe muskujt pushojnë, për t’u ngritur plot energji në mëngjes. Por çfarë ndodh nëse nuk flini?

Pagjumësia është një sëmundje e keqe që shkaktohet nga stresi, ankthi si dhe nga kequshqyerja. Shenjat e para të pagjumësisë duken në fytyrë, pasi mungesa e gjumit krijon rrathët e zinj të syve. Por pagjumësia nuk ka vetëm efekte mbi paraqitjen fizike.

Ajo gjithashtu ul ndjenjën e urisë duke e shtyrë trupin të kërkojë ushqime me më shumë kalori dhe më pak të shëndetshëm. Disa probleme të tjetra që lidhen me pagjumësinë janë: ulja e përqendrimit, probleme me memorien dhe më tej rrezikun e një infarkti, diabetin, rritja e presionit të gjakut dhe plakjen e lëkurës tuaj si dhe shfaqjen e rrudhave.

Është e nevojshme që të flini të paktën shtatë orë gjatë natës. E rëndësishme është që të mësoheni me një orar të njëjtë gjumi si dhe t’i krijoni vetes kushte të përshtatshme: qetësinë, temperaturën e ambientit, ndoshta një dush të ngrohtë me vajra çlodhës që favorizojnë një gjumë të qetë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama