Pack-Albertini PS pengon integrimin e Shqiperise

Pack-Albertini: PS pengon integrimin e Shqipërisë
“Ne patëm mundësinë për të folur për rrugën që po merr Shqipëria drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke kosndieruar aspektet problematike dhe progresin që është bërë për të arritur deri aty – ka deklaruar Albertini. Kemi vlerësuar pozitivisht zgjedhjet, edhe pse ka kundërshtime nga njëra palë dhe lindin disa pyetje. Ministri ka konfimruar që gjithçka ka qenë e rregullt dhe ajo që ka ndodhur më vonë është si rrjedhim i konfliketeve personale të opozitës”.

Ndersa Doris Pack ka vene theksin te bojkoti i opozites: “Ne jemi të kënaqur, pasi mund të themi që gjërat po shkojnë mirë. Kemi një problem, që opozita nuk është duke luajtur rolin e duhur. Unë mund të përsëris sërish apelin për socialstët, që të kryejnë detyrën e tyre pasi votuesit që i kanë zgjedhur, i kanë zgjedhur për të punuar në Parlament. Ata nuk duhet të dëgjojnë dikë që nuk është anëtar i Parlamentit, që nuk është zgjedhur dhe që po luan lojën e tij personale Zoti Rama po luan lojë personale, në vend që të përkujdeset për zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhjet kanë qenë korrekte, ne jemi njohur me raportin e ODHIR dhe mendoj, se zoti Rama nuk mund të jetë më shumë njohuri në këtë aspekt. Unë mendoj, se ai duhet të ndalojë, pasi ai e bën për motive egoiste, dhe kjo s'është korrekte.

Njerëzit nuk e meritojnë këtë qendrim të opozitës. Në një demokraci, ne na nevojitet një qeveri që funksionon dhe një opozitë që funksionon dhe kjo mund të ndodhë vetëm kur jo vetëm qeveria luan rolin e saj në parlament, por edhe opozita e bën një gjë të tillë. Ka shumë vendime të rëndësishme që duhet të votohen në parlament si psh liberalizimi i vizave dhe për këtë duhet që opozita të votojë në favor. Nëse ata nuk nuk duan që të ndihmojnë qytetarët shqiptarë për heqjen e vizave, atëherë qytetarët shqiptarë duhet t’i thonë, ju lutem, ne ju kemi votuar, kështu që shkoni punoni.”



Klan

 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama