Pace plënci me vezë e limon

Pasi këto të kenë zier, plënci pritet në copa të vogla dhe përgatitet pacja. Për këtë, në një tenxhere hidhet yndyrë dhe pasi ajo të jetë nxehur shtohet miell, kaurdiset derisa të zverdhet pak dhe pastaj shtohen plëncat e zier. Kaurdisen përsëri së bashku dhe hidhet lëng i kulluar nga zierja e plëncave. Lihen të ziejnë në zjarr të javashëm për 10-15 minuta. Në fund rregullohen me vezë e limon. Në një enë porcelani rrihen vezët, hollohen pak e nga pak me lëngun e paces, shtohet limon ose limontoz i tretur në ujë dhe hidhen te pacja. Gjatë vendosjes nëpër pjata paces mund t'i hidhet sipas dëshirës piper i zi. Për 4-5 persona duhen: plënca 1.5 kg, dhjamë ose gjalpë 50 g, miell 1 lugë gjelle, vezë 1 kokërr, qepë 1 kokërr, karota 2-3 copë, limon 1/2 kokërr mesatare ose 1/2 lugë kafeje limontoz, piper i zi, kripë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama