PSOpozita jo perfitime nga permbytjet por solidaritet me qytetaret

TIRANË, 13 Tetor/ATSH/.- Partia Socialiste, përmes deputetes Blerina Gjylameti, i kërkoi opozitës të mos përfitojë nga situata e përmbytjeve që ka prekur një numër qytetarësh, por të tregohet solidare me ta.
"Është e rëndësishme të jemi solidarë dhe të mos përpiqemi të përfitojmë nga situata ku ndodhen këta qytetarë. Është e rëndësishme që të mbështesim punën e emergjencave civile, shtabeve të ngritura në zonat e prekura nga përmbytjet, në mënyrë që situata të normalizohet sa më shpejt për këdo. Dhe të gjithë si qytetarë, të bëjmë çmos për të dhënë edhe individualisht ndihmën tonë, për ata që sot kanë nevojë për solidaritetin tonë", u shpreh deputetja Gjylameti në një deklaratë për shtyp./a.s/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama