PROFIL/ Formacioni i De Biazit dhe ylli i rrjeteve sociale (FOTO)

PROFIL/ Formacioni i De Biazit dhe ylli i rrjeteve sociale (FOTO)

Kualifikimi për herë të parë i Kombëtares shqiptare të futbollit në finalet e një evropiani (Francë 2016) është komentuar gjatë në mediat ndërkombëtare, por një profil që është bërë së fundmi nga "Eurosport", tregon se cilat janë pikat më të forta të kuqezinjve në kampionatin që pritet të nisë pas pak javësh.

1858377-39164731-2560-1440"Eurosport" e nis me vlerësimin që kryeministri Edi Rama i bëri trajnerit De Biazi, një ditë pas kualifikimit në Armeni (0-3), si dhe ngre pikëpyetjen nëse kjo kombëtare ka fuqinë e mjaftueshme për ta vazhduar më tej këtë sukses, apo jo.

Talenti më i ri i kuqezinjve vlerësohet Milot Rashica, për të cilin thuhet se ka bërë një sezon të shkëlqyer me skuadrën e tij të Viteshes.

Agjencia e njohur e lajmeve spotive shkon më tej kur parashikon formacionin e mundshëm të Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Djimshiti, Cana, Agolli, Gashi, Xhaka, Kukeli, Abrashi, Lenjani, Cikalleshi".

1858385-39164891-2560-1440De Biazi

"De Biazi po konsideronte daljen në pension në vitin 2011, kur një telefonatë i ra gjatë një xhiroje që po bënte me biçikletë dhe pjesa tjetër ishte histori",-shkruan "eurosport.com".

Trajneri pranoi propozimin pas një sezoni të mbyllur te Udinese, paçka se për vendin ku do të shkonte dinte shumë pak. Suksesi që ai rriti me kuqezinjtë e bëri atë një ndër kandidatët potencial për stolin e Italisë, pas largimit të pritshëm të Antonio Kontes me ekipin e Çelsit në Premier Ligë.

1858365-39164491-2560-1440Tre më të mirët

Kapiteni Lorik Cana, mbrojtësi Elseid Hysaj dhe mesfushori Taulant Xhaka konsiderohen si pikat më të forta të Kombëtares.

Cana vlerësohet për eksperiencën e tij dhe për patriotizmin që ndez në ekip dhe në radhët e tifozëve, ndërsa Hysaj për zhvillimin e një sezoni të suksesshëm te Napoli.

Nuk mbetet pas edhe Taulant Xhaka, për të cilin evidentohet përplasja që mund të ketë më vëllain e tij, Granitin, në përballjen e parë me Zvicrën.

Për mesfushorin e talentuar thuhet se luan me taktikë dhe inteligjencë dhe shumë skuadra evropiane pritet ta kërkojnë në verë.

Untitled-3Shkëlzen Gashi

Sulmuesi kuqezi që luan për Kolorado Rapids në SHBA është ylli i rrjeteve sociale sipas "Eurosport".

Ai ndan shpesh herë me fansat e tij në rrjetet sociale eksperiencën me ekipin amerikan dhe pjesë nga jeta private.

Në fund të artikullit, prestigjiozja sportive cilëson si rezultatin më të mirë të Shqipërisë fitoren në ndeshjen e parë ndaj Portugalisë dhe ndoshta, pikën e marrë më pas ndaj Danimarkës.

Në mbyllje përmenden edhe incidentet që ndodhën me kombëtaren serbe si dhe fitimin e tri pikëve në tavolinë për trazirat e krijuara në Beograd.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama