PD hedh poshte propozimin amerikan per reformen ne drejtesi

PD hedh poshtë propozimin amerikan për reformën në drejtësi

Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e vëzhguesve të huaj nga procesi i përzgjedhjes së aneëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, dy institicionet që do hetojnë figurën e punonjësve të sistemit të drejtësisë, të nohur si procesi i vetingut.

Ajo i ka çuar sot Ambasadës së SHBA-ve një kundeërpropozim nja propozimit të fundit të qeverisë amerikane, i cili vëzhguesve ndërkombëtarë u njeh nje rol monitorues, pa asnjë ndikim në vendim-marrje.

Në variantin fillestar të qeverisë, por edhe në variantin e modifikuar të qeverisë Amerikane të propozuar nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit Viktoria Nuland, vëzhguesit ndërkombëtarë, të organizuar në një institucion të ashtuquajtur Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kishin një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e antarëve të institucioneve të mësipërme (për më tepër shih këtu). Ata do të bënin kontrollin e këtyre anëtarëve, pra të kontrollorëve, dhe do të hartonin një listë me të gjitha kandidaturat që vlerësoheshin pozitivisht nga e cila Kuvendi do të zgjidhte anëtarët e Komisionit dhe Kolegjit.

PD-së nuk ka dhënë shpjegime për këtë zgjedhje të saj, por është e qartë që ajo nuk mund të justifikohet me shqetësimin për kapjen e sistemit të drejtësisë nga Kryeminsitri Rama. Madje, nuk ka asnjë arsye të ndershme që mund ta justifikojë.

Ky veprim i PD-së përveçse goditje për arritjen e konsensusit për refroëmnë në drejtësi, është goditje e rëndë për vetë imazhin e PD-së, pasi është e qartë që motivimi i duhëhejqes së PD-së për këtë veprim nuk është kurrsesi interesi publik dhe drejtësia e pavarur.

Qëndrimi i fundit i PD-së konfirmon të gjitha akuzat e mëparshme që i janë bërë Kryetarit të PD-së Lulzim Basha si përgjegjësi kryesor për mosarritjen e konsensusit për reformën në drejtësi.

Kjo pengesë e re e PD-së ka sjellë zhgënjim për Ambasadën amerikane në Tiranë. Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar publikisht duke u shprehur se "Zoti Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama