PD dhe Berisha i shpallin lufte te hapur Ilir Metes

PD dhe Berisha i shpallin lufte te hapur Ilir Metes

Partia Demokratike i shpalli sot luftë të hapur Ilir Metës, Kryetarit të Kuvendit dhe aleatit kryesor të Edi Ramës në qeveri. Prej nisjes së seancës PD kërkoi me këmbëngulje largimin e Metës nga posti, për t'i hapur rrugë hetimit për akuzat e ngritura ndaj tij si sponsorizues i një plani për vrasjen e dy deputetëve. Për herë të parë meta pa një kundërvënie të ashpër të ish -kryeministrit Berisha, i cili tha për shkak të akuzës, me e rënda në 25 vjet,parlamenti ngjan sot me një zonë krimi.

"Situata është kritike. Çfarë kërkojmë ne. Ne kërkojmë që Ilir Meta, si i akuzuari kryesor, për një akuzë që nuk është dëgjuar për 25 vite me radhë, të heqë dorë nga posti dhe të vihet në dispozicion të hetimeve. Për ne, politikisht, sa më gjatë ta mbani, aq më shumë do të kundërmojë. Ne nuk kemi interesa partiake në këtë rast, por vetëm intersa të të gjithë shqitparëve. Nuk ka sot kryetar parlamenti të akuzuar në këtë mënyrë. Mos shfrytëzo votat e krimit, jep dorëheqjen", deklaroi Berisha.

 I gjendur në vështirës, i me thirrjet e vazhdueshme që i kërkonin të largohesh nga posti i Kryetarit, Ilir Meta luajti një kartë të vjetër. Ai u kundërpërgjigj duke thënë: "Unë për ty bëj gjithçka, por jo për Shkëlzen Berishën. Për atë e kam dhënë njëherë, por nuk jap për se dyti. Po beson Tom Doshin dhe prokurorinë".

Duke përdorur një shprehje të kryeministrit Rama, Meta tha se këto janë përrallat e supergjyshit që ia tregon supermbesës. Ai tentoi disa herë ta shfaqte Berishën si të çekuilibruar, pasi iu drejtua Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, duke i thënë "t'i sjellë ilaçet doktorit".

Në replikë ish -kryeministri tha e quajti të zëzë të vendit. I kujtoi se u kap me bllok në dorë për bashkëshorten, jo për Shkëlzenin. E akuzoi publikisht se ka gisht në privatizimin e Profarmës nga Toshi dhe i bëri të ditur se është në dijeni të fakti se ai dhe Doshi kanë shëtitur nëpër Shqipëri me helikopterë.  "Unë u them shqiptarëve që ky është e zeza e vendit. Jam unë ai i kam thënë Metës të japë dorëheqjen se Edi Ramës i kanë kërkuar të të arrestojë. Sepse këtë ia kanë kërkuar kancelaritë në Berlin e Brukse. I kam thënë Metës, jep dorëheqjen, shko para drejtësisë. Pastaj u fut në intriga të tjera, duke u thënë deputetëve se Sali Berisha do t'u vriste. Kush ia dha Doshit "Profarmën". Me Tom Doshin ke shkuar me helikopter në Shkodër. Këto janë të turpshme. Ik jep dorëheqjen, sepse dorëheqja jote është kushti më minimal për t'i hapur rrugë hetimit... Vendi të mos shkojë aty ku nuk duhet të shkojë, përndryshe do të jetë një ropturë totale".

Berisha i dha përgjigje edhe për akuat e Metës se pas planit për të cilin flet Tom Doshi, qëndron kunati i tij, Agim Rama. "Nuk e kalon dot me këto ti. Është një Agim Rama nga LSI ai për të cilin flet ti. Dorëheqjen e ke dhënë njëherë për bllokun e Monikës, jo për Shkëzenin. Nëse ke prova për Shkëlzenin, dërgoji para organeve të drejtësisë".

Kryetari i Kuvendit përjashtoi mundësinë për të dhënë dorëheqjen. Duke u përpjekur më kot të ruante qetësinë, ai e vazhdoi seancën në një situatë aspak të zakonshme me miratimin e disa ligjeve. Por opozita i ka shpallur tashmë "luftë" dhe kjo ishte vetëm beteja e parë kundër tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama