PAK DHE SHUMË


Kjo botë ka mjaft këngëtarë,
Por pak që muzikën dëgjojnë.
Ka shumë shkrimtarë e poetë,
Por pak që librat lexojnë.
Ka mjaft piktorë e artistë,
Por pak që artin kuptojnë.
Ka shumë shkence e dije,
Por pak ata që i mësojnë.
Kjo jetë ka pak kohë,
Por të shumtë që e shpërdorojnë.
Ka shumë punë për të bërë,
Por të paktë ata që punojnë.
Ka shumë thesare e pasuri,
Por të paktë ata që i zotërojnë.
Ka shumë paqe e lumturi,
Por të paktë ata që i dëshirojnë.
Ky univers ka vetëm një Krijues,
Por të paktë ata që e adhurojnë.
Ka vetëm një parajsë,
Por pak që për në të veprojnë.
Ka vetëm një ferr,
Por të shumtë ata që e harrojnë.
Ka vetëm një vdekje,
Por që të gjithë e shijojnë!

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama