Opsionet e PS per ndeshkimin e Doshit

Opsionet e PS per ndeshkimin e Doshit

Çfarë do të ndodhë me Tom Doshin tani që ka bërë këto deklarata të forta kundër qeverisë? Kjo është pyetja që shtron shumëkush këto ditë. Një deklaratë e Doshit, e bërë një ditë më parë, lë të hapur mundësinë për paqe.

Ai thotë se Rama ka kohë deri më 21 qershor, për të mbajtur premtimet. Ndërkohë burime brenda grupit parlamentar të PS thonë se një mundësi është që kryeministri Edi Rama të mos merret me Tom Doshin dhe ai të mos vazhdojë më akuzat. Opsioni i dytë është më radikal, ai parashikon përjashtimin e Doshit nga grupi i PS.

Por ky opsion është zbehur me kalimin e orëve. Duke folur për gazetën Panorama, deputeti Fidel Ylli thotë se beson se Rama dhe Doshi do e zgjidhin çështjen bashkë dhe nuk bëhet fjalë për përjashtim.

“Çudia më e madhe zgjat tre ditë,” tha ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama