Opozita tek Ekonomia Te kthehen akcizat per diskutim

Opozita tek Ekonomia: Te kthehen akcizat per diskutim
Diskutimi i djeshem ne Komisionin e Ekonomise fillimisht mori trajten e falenderimeve dhe batutave per opoziten, deputetet e se ciles u futen per here te pare ne komision, qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit. Kryetari Spaho falenderoi anetaret prezente dhe me te njejtat nota i eshte kthyer pas urimi nga deputeti Arben Malaj. Jashte kesaj kornize harmonie mes anetareve te komisionit, ajo qe dukej se nuk pritej, ishte kerkesa e deputeteve socialiste, per te rikthyer per diskutim ne komision ligjin per akcizat.

"Duke qene se javen e kaluar u arrit ne nje mirekuptim mes Kryetares se Parlamentit dhe kryetarit te grupit tone parlamentar, qe ligji i akcizave te  shtyhej per t'u diskutuar te enjten, normalisht u kerkua kohe qe ky komision te bente nje diskutim me pjesemarrjen e plote te anetareve te tij. Une mendoj qe para se te shkojme ne seance, pavaresisht se ka nje relacion, per te qartesuar argumentet dhe per ta bere me profesional diskutimin ne seance, te mund te kemi nje diskutim te ketij projektligji ne komision, ndoshta dhe diten e merkure" u shpreh Malaj. Por ky propozim nuk gjeti mbeshtetjen e plote te kryetarit Spaho, i cili shpjegoi se vendimet e kesaj natyre i merr Konferenca e Kryetareve dhe e gjithe kjo procedure duhet te vije ne perputhje me rregulloren.

Madje, ai propozoi qe diskutimet te lihen per ne seance plenare. Gjithsesi, deputeti i PS Arben Malaj kembenguli qe ky ligj te kthehej ne komision per vete rendesine qe ka. "Kerkesa jone per ta shtyre kete ligj nuk ishte qe ne te benim nje seance me te qete javen e pare, por qe realisht te kete nje diskutim me te plote per nje ligj, qe sa vjen dhe merr me shume peshe. Tatimi indirekt sa vjen dhe po behet pjese me e rendesishme e te ardhurave fiskale dhe diskutimi ne Komisionin e Ekonomise, ne prani edhe te opozites, sa here qe ato ligje vetem e ndihmojne diskutimin  profesional" u shpreh Malaj. Ne fund, çeshtja mbeti e hapur per mundesine e kthimit te ligjit te akcizave edhe nje here ne Komisionin e Ekonomise.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama