Opozita sherr Basha-Mediu

Opozita, sherr Basha-Mediu

Edhe pas largimit të PDIU-së nga opozita dhe shenjave të para që dha PR-ja prej dy ditësh, për një ikje të mundshme, kreu demokrat Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë shpresë për të mbajtur dhe më tej pjesë të pakicës partitë e pakta që kanë mbetur pjesë e koalicionit. Madje beteja mes partive, nga deklarata nervash për emërimin e kandidatëve për kryetarë të bashkive, ka kaluar në inate personale mes dy kampeve politike. Pas mbledhjes që zhvilluan republikanët, vetë Agron Duka është shprehur se ka qenë kryetari i demokratëve ai që i ka kërkuar kandidimin për bashkinë e Durrësit, si kandidatura më e mirë që mund t’i siguronte fitoren të djathtës. Pakënaqësia e shfaqur dy ditë më parë nga kryetari i Partisë Republikane për procesin e negociatave me Partinë Demokratike, e që lidhet kryesisht me kandidaturën që PR-ja ka propozuar për Durrësin, është reflektuar dje në mbledhjen e strukturave më të larta të republikanëve.

“PD brenda 10 ditëve të vendosë, ose PR bazuar mbi propozimin e kryesisë për kandidatet për kryetarë bashkie dhe këshilltarë të Partisë Republikane që do të garojnë në 61 bashki”. Ky është mesazhi që lëshoi dje kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili saktësoi më tej se republikanët deri më sot kanë imponuar asnjë kandidat, por thjesht kanë prezantuar dhe propozuar kandidatë të mundshëm që sipas PR-së dalin fitues në zgjedhje. Po ashtu sipas Mediut nga praktikat e mëparshme të koalicionit PR i takon të ketë 20% të kandidatëve por megjithatë kjo parti nuk ka kërkuar që të ketë kaq shumë kandidatë por vetëm të ketë kandidatura që sigurojnë fitoren e së djathtës.

“Ne duhej të kërkonim të kandidonim bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale me rreth 20% të bashkive, gjë që nuk e kemi kërkuar sepse për ne më shume se kandidaturat apo kandidimi i PR-së, vlen një fitore e së djathtës. Por zvarritja e diskutimit dhe vendimmarrjes si opozitë e bashkuar, do të krijonte kosto jo të vogla dhe nuk i jep mundësi kandidatëve të zhvillojnë normalisht fushatën e tyre elektorale”, tha ai.

Reagimi

Gjatë ditës së djeshme nuk ka munguar dhe një deklaratë ironike nga kreu demokrat Lulzim Basha ku tha se është i vendosur të kryejë deri ditën e fundit funksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, por po aq i vendosur ai është të mos rikandidojë më. Vendimi i tij bazohet te një premtim që ai bëri 4 vjet më parë, kur garoi përballë Edi Ramës, i cili drejtonte njëkohësisht edhe opozitën e atëhershme. Me Edi Ramën, tani Lulzim Basha ka një betejë tjetër.

“Kam vendosur të mos kandidoj për Bashkinë e Tiranës, por të drejtoj opozitën në një betejë fshat më fshat dhe qytet më qytet. Misioni im si kryetar i PD-së është të drejtoj opozitën në largimin e qeverisë së “lakut në fyt”. Përballjen e kam me kryeministrin. E kemi mundur në garën për Bashkinë e Tiranës, do ta mundim përsëri në garën për të gjitha bashkitë”, u shpreh Basha. Brenda 10 ditëve, PD-ja synon të mbyllë procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për 61 bashkitë e vendit. Deri tani, për Tiranën nuk ka një emër konkret, por Lulzim Basha thotë se do të jetë në lartësinë e fitores së besimit të qytetarëve dhe për të finalizuar projektet e zhvillimit të qytetit.

Përplasja

Por problemi i PD-së së fundi është aleati i saj më besnik, Partia Republikane. Pas mbledhjes së PR-së dhe ultimatumit që kjo e fundit lëshon me 10 ditë kohë për PD-në, për të reflektuar në lidhje me pozicionin e ri të aleatëve, ka reaguar shkurt në oborrin e SHQUP-it kreu demokrat Lulzim Basha. Ai vijon ta cilësojë të fortë opozitën e mbetur, por nga ana tjetër nuk heziton t’i quajë “pazarxhinj” pjesën e aleatëve, të cilët janë larguar nga koalicioni. “Do të kemi një qëndrim të plotë për këtë, jo nga shkallët e partisë. Por thelbi është ky, PD-ja është e fortë me aleatët e saj, qytetarët e saj që bashkohen rreth vlerave.

‘Pazarxhijntë' janë të dobët se i bashkohen antivlerave”, tha Basha. Deklarata e kreut demokrat ka ardhur pas reagimit të kryetarit republikan Mediu për mungesë komunikimi mes partive aleate dhe vendimit të PDIU-së së Shpëtim Idrizit për t’iu bashkangjitur koalicionit të majtë, në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit. Reagimi i një aleati historik të PD-së, që prej krijimit, ka ardhur si shkak i pakënaqësive të krijuara ndërkohë, duke akuzuar lidershipin aktual të demokratëve për mungesë të hapësirës së bashkëpunimit si parti aleate. Megjithatë për kreun e PD-së, pretendimet dhe reagimet e aleatëve janë thjesht pazare dhe antivlera.

Basha, sot Takim me aleatët

Situata mes partive të koalicionit të deridjeshëm të djathtë është tashmë në pozicionin më negativ të mundshëm. Ikja e çamëve me koalicionin e majtë dhe rreziku i ikjes apo daljes me kandidatët e vet edhe të republikanëve, e bën thuajse inekzistent koalicionin e madh të djathtë, që u fut i bashkuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Pas ikjes së çamëve dhe kërcënimit të PR-së për largim, Basha nuk ka denjuar të flasë për takimin që pritet të zhvillojë sot në ora 17:00 me Dashamir Shehin dhe Nard Ndokën, ndërkohë që Fatmir Mediu dje në mesditë tha se akoma nuk ka marrë asnjë ftesë nga Basha për takimin e paralajmëruar prej tij.

Për takimin që pritet të mbahet sot mes aleatëve, vetëm Dashamir Shehi shprehet se ka marrë ftesë nga Basha, ndërsa kontakti me Nard Ndokën për të qartësuar nëse do të jetë i pranishëm në takim ka qenë i pamundur. Por ditë më parë, si Shehi dhe Ndoka janë shprehur se është shumë vonë për mbledhjen e tryezës së koalicionit. Dhe për këtë pikë, Basha mendon ndryshe nga aleatët. Kryetari i PD-së tha dje se, “jemi të hapur dhe nesër (sot) kam një tryezë me aleatët për të diskutuar për bashkëpunimin tonë në zgjedhjet lokale”. Ndërkohë që asnjë nga aleatët nuk ka deklaruar se do të jetë pjesë e këtij takimi.

PD,ende në dilemë për  tiranën, priten sondazhet

Largimi i Lulzim Bashës nga kandidimi në Tiranë hap sfidën mes disa  emrave, që anëtarësia dhe sondaz - het i kanë renditur si të preferuar nga  e djathta. Ndër më të propozuarat janë zonjat Majlinda Bregu dhe  Jorida Tabaku, të cilat janë pyetur  për mundësinë e kandidimit të tyre.  Anëtarët demokratë propozuan kry etarin të parin edhe për një mandat tjetër në Bashkinë e Tiranës.  Por pasi Basha e hoqi veten nga  lista e të propozuarve, sfida bren da partisë është e hapur mes disa  emrave. Bregu dhe Tabaku, të dyja  deputete të Tiranës, kanë drejtuar  në një periudhë kohe Ministrinë e  Integrimit.

Bregu drejton Komision in e Integrimit, ndërsa Tabaku deri  sa u zgjodhe deputete, ishte nënk ryetare e Bashkisë Tiranë. Por tani  që sfida është e hapur për një garë  kaq të rëndësishme, kush me spor - tivitet e kush me modesti i shmang  komentet, derisa asgjë zyrtare nuk  ka. Nëse u vjen propozimi zyrtar për  garën e kryeqytetit, pyetja që mbetet  pa përgjigje është çfarë do të bëjnë  kandidatët, ndër të cilët janë edhe  Grida Duma, Arben Ristani, Eduart  Halimi apo Halim Kosova. Cilësitë individuale dhe politike të gjithsecilit  mbeten dhe për pak ditë në peshore,  ndërsa sfida mbetet e fortë, edhe për  shkak se llogaritë e votave i nxjerrin  në disfavor demokratët.

Tahiri kundër koalicionit, batuta nga kolegët

Vendimi i PDIU-së për t’iu bashkangjitur mazhorancës nuk është mirëpritur  nga të gjithë deputetët e kësaj force  politike.Dashamir Tahiri, deputet i  PDIU dhe një zë i fuqishëm brenda  kësaj partie, është shprehur me rezerva lidhur me koalicionin PS-PDIU,  duke kërkuar që fillimisht të pyetet  baza. Sipas Tahirit, PDIU është futur  në Parlament e votuar nga elektorati i djathtë, ndaj kalimi majtas duhet  bërë duke pyetur bazën. Ndërkohë dje  deputeti i PDIU së, Dashamir Tahiri  është pritur me batuta nga kolegët e  tij të majtë e të djathtë në Komision - in e Veprimtarisë Prodhuese në Kuvend. Ndërsa deputetët e PS së i kanë  kërkuar të kalojë nga ata, deputeti  republikan, Agron Duka, i ka kërkuar  të rrijë në mes.

Vetë Tahiri është treguar i rezervuar për marrëveshjen e  nënshkruar mes Idrizit dhe Ramës. Në  lidhje me marrëveshjen e PDIU-së me  PS-në, vetë Tahiri tha se, ai nuk do  të marrë një vendim, pa mendimin e  bazës së PDIU së, për pozicionimin e  tij në zgjedhjet e 21 qershorit. “Në  javët në vijim do t’i drejtohem bazës  dhe është baza ajo që do të më thotë  çfarë do të bëj. Sovrani më ka votuar,  më ka sjellë dy herë në Parlament dhe  do ta respektoj sovranin”, u shpreh ai.  E nëse baza vendos që nuk do të hyjë  në zgjedhje bashkë me PS në, Tahiri  thotë se “gjithmonë do jetë vendimi  i bazës”, saktësoi ai

Aleanca  demokratike i  bashkohet maxhorancës

Vetëm një ditë pas largimit të  PDIU-së nga koalicioni i djath - të, opozitës i largohet edhe një  aleat tjetër.Bëhet fjalë për Parti  në Aleanca Demokratike, e cila ka  zyrtarizuar largimin nga opozita  dhe bashkimin me koalicionin e  majtë. Kryetari i Partisë Alean - ca Demokratike, Eduard Abazi,  deklaroi se, do t’i bashkohet koa - licionit qeverisës. Këtë vendim të  PAD-së, Abazi e argumentoi duke  thënë se Shqipëria po ecën në  drejtimin e duhur. “Largohemi  nga koalicioni me PD-në. Mbështesim kandidatët e koalicionit  qeverisës në 61 njësitë vendore”,  tha kreu i kësaj partie, teksa ka  lajmëruar bashkimin në të njëj - tin koalicion me PS-LSI    


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama