Olimpiada shkurte

Olimpiada shkurtë


Liu Xiang tërhiqet, Kina në lot
Ora 11:51 e të hënës së 18 gushtit në Pekin, do të kujtohet si momenti që ka copëtuar zemrat e kinezëve: Liu Xiang, kampioni olimpik 110 metra me pengesa dhe emblema e sportit kinez, e hedh peshqirin e abandonon garën për një dëmtim në tendinën “e Akilit”. Lojërat do të dekretonin kurorëzimin të talentit.

Dopietë Isinbajeva, ar e rekord
Yelena Isinbajeva ka tejkaluar të artën olimpike të Athinës, duke fituar edhe në Pekin në garën për femra në hedhjen së larti me shkop. Lartësia: 4 metra e 95 centimetra. Më pas, me një shpirt të madh kinematografik, në tentativën e fundit, arrin të vendosë edhe rekordin e ri botëror: 5 metra e 05 centimetra.

Gëzon Panamaja
Një tjetër nga favoritët e mëdhenj, panamezi Irving Saladino, ka fituar kërcimin së gjati për meshkuj, madje pa u i impresionuar shumë, me një distancë 8 metra e 34 centimetra. Kjo ka qenë dhe medalja e parë e artë e Panamasë në historinë e Olimpiadave.

Hedhje e diskut, SHBA “shou”
Në garën e hedhjes së diskut për femra, medalja e artë ka shkuar për amerikanen Stefanie Braun-Trafton (64 metra e 74 centimetra) përpara kubanes Yarelys Barrios dhe ukrainases Olena Antonova. Është fitorja e parë për SHBA në Pekin për sa i përket atletikës. Dhe e dyta ka ardhur shumë shpejt: në 400 metra me pengesa për meshkuj Anxhelo Tejlor ka lënë pas Kerron Klement e Bershaun Xhekson. Një pod i gjithi me yje.

800 m, triumfi i Kenias
Spektakolare ishte dopjeta e kenianeve të 800 metrave për femra. Kjo është medalja e parë e artë për një grua të Kombëtares afrikane në historinë e Olimpiadës. Meritë e Pamela Jeliuo, që ka kryesuar që nga metri i parë deri tek i fundit, dhe e cila e ka mbyllur me kohën 1’54\'’87 (koha më e mirë e vitit) përpara Janeth Busienei.

Gara e 3000 metrave
Gara e 3000 metrave ka shkuar për kenianin Brimin Kipruto, i cili ka triumfuar përpara francezit Mahiedine Mekhisi-Benabad dhe ndaj kenianit tjetër, Richard Kipkemboi Matelong. Kjo është koha e Kiprutos: 8’10\'’34.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama