Nxenesit amerikane mesojne Vallen shqiptare

Nxenesit amerikane mesojne 'Vallen shqiptare'

'Albanian Dance' (Vallja shqiptare) në këtë rast është një kompozim i muzikantes amerikane Shelley Hansen, e cila po ua mëson nxënësve të talentuar të Shkollës së Mesme të Austin në Minnesota. Ansambli i shkollës do ta luajë pastaj atë në 13 shkurt në Minneapolis, gjatë takimit vjetor të Shoqatës së Mësuesve të Muzikës në Minnesota. Ansambli ka një orkestër dhe korin e tij dhe ka bërë që shkolla, të cilën përfaqëson të jetë një nga të paktat që është zgjedhur për të interpretuar në këtë takim.

Si bën të ditur gazeta lokale “Austin Daily”, trupa muzikore që do të luajë “Vallen shqiptare” ka kohë që po përgatitet me kompozitoren Hansen. Pjesë muzikore shquhet për ritmin e shpejtë që është edhe sfida më e madhe për talentet e shkollës. Shelley Hansen drejton ansamblin e Kolegjit Macalester, por po punon me nxënësit e shkollës për t’i ndihmuar të përsosin edukimin e tyre muzikor. Gjatë seancave të provave ajo u shpjegon teorinë e muzikës. Nuk shpjegohet në artikullin e gazetës amerikane se nga u nis kompozitorja që zgjodhi tema muzikore shqiptare për pjesën e saj. Po kjo nuk është hera e parë që një ansambël shkollor luan këtë pjesë me motive shqiptare.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama