Nuk dua te plakem ne politike

'Nuk dua te plakem ne politike'

Gazetarja e ‘Der Standard’ gjatë intervistës e ka pyetur Rama dhe për përgjigjen e tij të famshme në lidhje me vdekjen. Në fund, dua të pyes për një thënie. Ju keni thënë: Kam një problem me vdekjen, kështu që u bëra artist.

Rama: Kjo është çmenduri. Të gjithë gazetarët e huaj më pyesin për këtë. Ishte nata e zgjedhjeve dhe isha shumë i rraskapitur dhe ishte një gazetar francez me të cilin po flisnim për marrëdhënien me vdekjen. Por, gjithmonë kam menduar se, artistët dhe politikanët bëjnë politikë përtej rutinës, kanë një marrëdhënie të pazgjidhur me vdekjen. Kjo ishte ajo që doja të thoja. Por, nuk di se çfarë duan njerëzit të thonë për mua. Di vetëm që babai im ka thënë se, nuk ka asgjë më të vlefshme se sa një kujtim i mirë. Kështu që shpresoj që do të mbetem një kujtim i mirë.

Ju jeni gjithashtu një artist dhe gjithashtu mund të ketë diçka që e keni lënë mënjanë.

Rama: Kam thënë gjithnjë se dua të kem tri jetë. Një e kisha si artist, një e kam si politikan dhe do të kem një të tretë pas kësaj. Sepse nuk dua të plakem në politikë. Dhe në këtë jetë të tretë dua të kem kohë të reflektoj për gjithçka dhe të shoh çfarë do të prevalojë dhe si kanë shkuar gjërat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama