Njerezit duhet te punojne 4 dite ne jave!

Njerezit duhet te punojne 4 dite ne jave!

Njerëzit duhet të punojnë vetëm për katër ditë në javë për të zvogëluar nivelin e tyre të stresit, për të bërë më tepër ushtrime fizike dhe për të ndenjur më tepër me familjen e tyre. Ky është konkluzioni i mjekëve të shëndetit publik të Britanisë.

Profesor John Ashton, president i Fakultetit të Shëndetit Publik, tha se Britania e Madhe është duke vuajtur nga një "keqtrajtim gjatë punës", ku disa njerëz punojnë shumë dhe disa të tjerë nuk punojnë aspak”. Reduktimi i javës së punës në katër ditë, do të përmirësojë bilancin, argumentoi ai.

"Ne kemi nevojë për një javë punë katër-ditore në mënyrë që njerëzit të mund të gëzojnë jetën e tyre, të kenë më shumë kohë me familjet e tyre, dhe ndoshta të reduktojnë presionin e lartë të gjakut, sepse njerëzit mund të fillojnë të kryejnë aktivitet fizik ato ditë", tha Ashton.

"Ne duhet të lëvizim drejt një jave pune katër-ditore, sepse problemi që ne kemi në botën e punës është që një pjesë të popullsisë  janë duke punuar shumë, ndërkohë të tjerë janë ende pa punë, një disproporcion i madh ky. Në i bëjmë vetes një keqtrajtim gjatë punës. Mjafton një sanduiç i marrë me vete dhe dreka për ne mbaron me kaq”.

Kjo gjendje është një nga faktorët kryesorë të stresit, ankthit, që i çon njerëzit drejt alkoolit dhe problemeve në një lidhje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama