Koncert i studenteve te Fakultetit te Muzikes

Koncert i studenteve te Fakultetit te Muzikes
Në kuadrin e “Stinës koncertore VI” – Dimër 2010 – 2011, ditën e enjte, datë 23 dhjetor, ora 19.00, në sallën e madhe të koncerteve të Akademisë së Arteve në Tiranë, studentet e Fakultetit të Muzikës do të japin një koncert me muzikë nga kompozitorë të huaj dhe shqiptarë. Programi i këtij koncerti përmban muzikë nga vepra të Çobës, Harapit, Chopin, Mulas, Bellinit, Laras, Donizzetit, Gluckut, Jakovws, Faurés, Purcellit dhe Verdit Studentet shoqërohen në ketë koncert nga lektorët pianistë si Sevasti Dheri, Mimoza Kongo, Marin Gjollma dhe Jona Karasani. Hyrja është e lirë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama