Kinemaja italiane ne Tirane

Kinemaja italiane  ne Tirane

Me rastin e 150 Vjetorit të Bashkimit të Italisë, Instituti Italian i tek ë Kulturës në Tiranë, do të shfaq Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, çdo të martë, ora 19:00, deri në datën 21 qershor, një cikël të titulluar ë filmash italian “Italia parë përmes ekranit të madh”. Cikli i njëmbëdhjetë filmave ripërshkon dhjetë vitet e fundit të historisë së vendit, duke dashur të pasqyrojë dritë dhe hije me një gjuhë herë-herë të thjeshtë, por shpesh të efektshme dhe ngandonjëherë thumbuese. Në datën 26 prill  shfaqet filmi “Era bën udhëtimin e vet” i regjisorit Giorgio Diritti dhe me aktorët Thierry Toscan, Alessandra Agosti, Dario Anghilante dhe Giovanni Foresti prodhim i vitit 2005. Në këtë film bëhet fjalë për Chersogno, një fshat në Alpet italiane, që mbijeton akoma falë disa të moshuarve dhe pak turizmi veror.

Në momentin e mbërritjes së Filipit dhe familjes së tij, banorët, pas një pritjeje bujare, fillojnë të mos e tolerojnë praninë e të sapoardhurve .

Më 3 maj shfaqet filmi “Letra nga Saharaja” i regjisorit Vittorio De Seta, prodhim i viti 2006. Luajnë aktorët Djbril Kebe, Paola Ajmone Rondo dhe Stefano Saccotelli Assane, heroi kryesor i këtij filmi, duhet të lerë Senegalin dhe të shkojë në Itali, ku ka miqtë e tij. Pas mbytjes së anijes, mbërritjes në Lampedusa dhe punësimit në të zezë si ilegal në jug, Assane tenton të integrohet në Firence dhe më tej në Torino.

Gjen punë dhe miq, mëson gjuhën dhe fiton lejen e qëndrimit. Por ama, viktimë e racizmit, vendos të kthehet në Senegal.  Më 10 maj shfaqet filmi “Babi i Xhovanës” i Pupi Avatit., filmi “Kurrë si më më 17 maj parë” i Giacomo Campiotti, filmi “Një udhëtim më 24 maj që quhet dashuri” nga Michele “Njëqind më 31 maj Placido”, thumba” i regjisorit Ermano Olmi, filmi “Nëse më më 7 qershor duhet të jem e sinqertë” i regjisorit Davide Ferrario, shfaqet filmi më 14 qershor “Temperatura” i Alesandro filmi më 21 qershor D’Altari dhe “Në vendin tënd” i regjisorit Giulio Manfredonia.


Filmat janë në italisht me subtitra në anglisht. Hyrja është e lirë. Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” ndodhet në Rr. “Aleksandër Moisiu”, Nr. 76, ish-Kinostudio.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama