Nje kulle 25 kateshe do te ndertohet tek kendi i lojrave 7 Xhuxhat

Një kullë 25 katëshe do të ndërtohet tek këndi i lojrave  7  Xhuxhat

Këndi i lojërave "7-Xhuxhat", i cili ndodhet ngjitur me ETC-në, në Rrugën e Elbasanit, do të prishet për t'i lënë vend ndërtimit të një kulle 25 katëshe.

Leja për ndërtimin e kësaj kulle është dhënë nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka inaguruar në vitin 2001, kur ishte kryebashkiak i Tiranës, rikonstruktimin e këtij këndi.

Kjo është vetëm njëra nga të paktën shtatë kullat që ka parashikuar të ndërtojë në Tiranë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Një tjetër kullë do të ndërtohet në trupin e stadiumit të ri kombëtar. Një tjetër kullë është planifikuar të ndërtohet në aneksin e stadiumit "Qemal Stafa", një kullë në territorin e gardës dhe dy të tjera në territorin e Parkut të liqenit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama