Nje klauzole ndan Gledi Micin nga rinovimi me Kukesin

Një klauzolë ndan Gledi Micin nga rinovimi me Kukësin

Vazhdon telenovela "Mici" te Kukësi. Pas ankesës që lojtari ka bërë në FSHF, këta të fundit kanë vendosur ultimatum që brenda 7 ditëve të zgjidhin mosmarrëveshjet, pasi në të kundërt do të jetë DHZK-ja ajo që do të japë fjalën e fundit.

gledi mici

Nisur nga kjo histori, klubi ka nisur menjëherë negociatat me mbrojtësin e linjës së majtë. Verilindorët nuk duan që ta humbasin këtë element, ndaj po përpiqen që t'i plotësojnë çdo kërkesë. Megjithatë, ngërçit ende nuk i është dhënë zgjidhje

Takimi

Gledi Mici dhe përfaqësuesja e tij ligjore janë parë dje në zyrat e klubit të Kukësit, ku është zhvilluar një takim afro 60-minutësh. Burime pranë palëve bëjnë me dije për "Panorama Sport" se, veç rrogës që përfiton, të marrë edhe 20 milionë lekë të vjetër paradhënie. Një tjetër pretendim i mbrojtësit lidhet me kohëzgjatjen e marrëveshjes, e cila duhet të jetë 1- vjeçare.

gledi mici

Palët thuajse kanë arritur akordin në parim, por duket se një pikë në kontratë i mban ende larg. Përfaqësuesja ligjore e lojtarit ka kërkuar një kontratë të pastër, duke hequr shumë pika nga kontrata aktuale dhe deri këtu nuk ka pasur pengesa, pasi klubi i ka pranuar. Mici do të përfitojë për sezonin e ri, nëse do të qëndrojë te Kukësi, plot 60 milionë lekë të rinj në total, ku nga këto 1/3-at janë "cash", pra 20 milionë.

Klauzola

Ngërçi është krijuar te një pikë tjetër në kontratë, e cila ka stepur juristin e klubit verilindore. Nuk dihet ende se cila është klauzola që po krijon këtë "hendek" mes palëve, megjithatë nga sa mësohet lidhet me anën financiare. Pritej që bisedimet të vazhdonin dje në mbrëmje, me shpresën që në fund të kishte edhe "shtrëngim duarsh", por gjithçka është shtyrë për sot.

mici

Negociatat

Presidenti Safet Gjici ka ngarkuar vartësit e tij për t'u marrë me çështjen "Mici", si dhe me organizimin e punëve të tjera në klub. Për të "blinduar" mbrojtësin, kreu i Kukësit kishte ngarkuar Dritan Dervishin si negociator, madje duke ia vendosur edhe si kusht, por drejtori mësohet se është larguar për pak ditë drejt Italisë. Për pasojë, kjo detyrë i kaluar menaxherit të klubit, i cili ka negociuar me lojtarin.

SKERDILAID SULOZEQI



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama