Nje femije zbulon defektin e Xbox

Nje femije zbulon defektin e 'Xbox'

Një fëmijë pesëvjeçar, i cili arriti të gjejë një defekt në sistemin e sigurisë së paketave të lojërave “Xbox”, u falënderua zyrtarisht nga kompania. Kristoffer Von Hassel, nga San Diego në SHBA, zbuloi si të përdorë llogarinë e babait të vet pa pasur fjalëkalimin e nevojshëm. Kompania “Microsoft”, e cila prodhon këtë pajisje lojërash, e rregulloi defektin dhe e shtoi fëmijën në listën e vet të kërkuesve të njohur të sigurisë. Djaloshi e zbuloi defektin, pasi shkroi fjalëkalimin e gabuar në llogarinë e të atit, gjë që shkaktoi që loja t’i japë një mundësi për verifikimin e fjalëkalimit. Ai mbajti të shtypur tastin e hapësirës për të plotësuar fjalëkalimin dhe sistemi e lejoi të hyjë në llogarinë e të atit. Kompania i ofroi fëmijës katër lojëra falas me vlerë 50 dollarë në shenjë falënderimi për ndihmën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama