Nje dite bota do e mesoje emrin tim

'Nje dite bota do e mesoje emrin tim'

Bota mbarë vazhdon të jetë e shokuar nga historia e pilotit gjerman, Andreas Lubitz, që e përplasi qëllimisht avionin e Germanwings, duke vrarë veten dhe 149 persona në bord. Ish- e dashura e tij, Maria W., 26 vjeç, që punon si stjuardesë, rrëfen për Bild se gjatë pesë muajve që kanë fluturuar së bashku nëpër Europë, ai i ka thënë se “një ditë bota do e mësojë emrin e tij”.

“Një ditë më tha që do bëj diçka që do e ndryshojë të gjithë sistemin. Atëherë të gjithë do ma mësojnë emrin dhe do më mbajnë mend. Nuk e dija çfarë kishte ndërmend, por tani e kuptoj,” tha ajo. Maria u shpreh se u nda prej tij për shkak të sjelljes dhe problemeve personale, të cilat e kishin frikësuar.

“Një natë u zgjua papritur dhe ulërinte ‘po rrëzohemi, po rrëzohemi’”.

Lubitz e përplasi avionin në Alpet Franceze. Sipas gazetës franceze Le Parisien, ai ishte i fiksuar pas Alpeve Franceze, madje i pushtuar prej tyre. Ai e njihte shumë mirë zonën ku e përplasi avionin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama