Nje dhurate per Papen nga 8-vjecarja shqiptare

Nje dhurate per Papen nga 8-vjecarja shqiptare

Nxënësja Antea Bezhani nga Vlora, në faqet e shtypit italian për dhuratën që i bëri Papa Françeskut gjatë vizitës në Shqipëri

Shqipëria është shfaqur sërish në faqet e tabloideve me ngjyra të mbarë Evropës. Këtë radhë jo për futbollin, as për UEFA-n. Revista e ilustruar italiane “Gente” i jep faqen e parë nxënëses 8- vjeçare vlonjate, Antea Bezhani, që me dhuratën e saj për Papa Françeskun gjatë vizitës së tij në Shqipëri tërhoqi vëmendjen e shtypit tej Adriatikut. Me një shkrim dore, në spanjisht,  “Un fuerte abrazio”, vajza e vogël kish shoqëruar dhuratën, një mini-poster i realizuar prej saj me Papën dhe  flamurin shqiptar, mbi një platformë plastike të vogël. Shumë ndjenja, shumë fantazi, por mbi të gjitha shumë devocion e dedikim. Kjo është Shqipëria që për këdo, për ata që duan ta shohin apo jo, përmes gjesteve të vogla, dëshmon për një sistem vlerash të cilat do bënin krenar çdo komb. Flitet edhe kështu për Shqipërinë e shqiptarët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama