Nje cike Tropoje ne Miss Universe

Nje 'cike Tropoje' ne Miss Universe

Si rrallë ndonjëherë, gara e kostumeve kombëtare në Miss Universe ka bërë kaq shumë bujë në mediat e huaja. Disa thonë se këto veshje ishin shokuese, të tjerë thonë se ishin mbresëlënëse. Të ekzagjeruara, me ngjyra, plot jetë. Konkurrentja nga Shqipëria, Zhaneta Byberi, u shfaq në skenë me kostumin popullor të Tropojës. Fotoja e tropojanes ishte përzgjedhur ndër fotot më të bukura. Po ashtu ndër fotot më të bukura ishte edhe ajo e kosovares Artnesa Krasniqi. Konkursi i 63 i Miss Universe mbahet në Florida International University në Majemi të SHBA.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama