Ngrohja globale sa e veshtire per ta shmangur

Ngrohja globale, sa e vështirë për ta shmangur
Ajo marrëveshje krijoi një merkato planetare për pastrimin e atmosferës tonë, e cila drejtohet nga një strukturë e Kombeve të Bashkuara: monedhat për këto shkëmbime janë certifikatat për pakësimin e prodhimit të gazrave serrë, të cilat blihen nga shtetet ose direkt nga shoqëritë private që kanë një ndikim të madh në atmosferë me industritë e tyre.

 Dhe shitjet i bëjnë ato vende dhe ato shoqëri që krijojnë impiante të reja energjetike, të cilat afirmohen nga OKB-ja. Mekanizmi bazohet në një shkëmbim të thjeshtë: për të vazhduar prodhimin deri në një limit të caktuar, një industri që ka një impakt të caktuar në atmosferë duhet të blejë materiale nga prodhues ekologjikë për të kompensuar në këtë mënyrë ndotjen që shkakton në atmosferë. Rezultati duhet të jetë një shkëmbim planetar për mallra dhe produkte industriale, të cilat nuk kanë impakt të dëmshëm në atmosferë. Shitjet e certifikatave shërbejnë për të financuar impiante të reja më pak ndotës (por më të shtrenjtë), sidomos në vende në zhvillim e sipër.

Por detyrimi për të blerë këto certifikata është duke u kthyer në një formë takse për ndotësit e ambientit, në vend që të detyrojë prodhuesit e mëdhenj të gazrave serrë, siç janë pra edhe vendet më të industrializuara, të ndotin dhe të paguajnë më pak. Por problemi është se analizat e para të pavarura mbi funksionimin efektiv të kësaj merkatoje na çojnë në konkluzione alarmante.

 Sipas një kërkimi të Universitetit të Stanfordit, publikuar në mars të këtij viti, "rreth dy të tretat e projekteve të financuara nuk kanë pasur rezultate konkrete për reduktimin e ndotjes globale". Kërkues të tjerë të vetë Kombeve të Bashkuara kanë denoncuar "parregullsi të rënda" në procedurat e financimeve "absurde", në kontrollet e bëra dhe madje kanë hasur në raste jokompetente. Shtypi anglez i ka kushtuar mjaft vend një ndërhyrjeje të madhe të drejtorit të "International Rivers", një nga organizatat më të mëdha ambientaliste në botë, i cili ka publikuar një dosier të dokumentuar me këtë titull: "Mashtri- mi i madh i kompensimeve të gazrave serrë: siç është merkato e certifikatave që po e copëton marrëveshjen e Kiotos". Por ajo çfarë vihet në lojë është e madhe. Certifikatat shiten me miliona dhe secila prej tyre e detyron blerësin të prodhojë një ton më pak anhidrid karbonik. Në datën 15 prill të këtij viti, komiteti i OKB-së, i cili drejton merkaton, e aprovoi projektin ndërkombëtar.

Dhe objektivi është të arrihet brenda vitit 2012, kur do të skadojë faza e parë e protokollit të Kiotos, një shkëmbim tregtar, prej të cilit do të përftohen 36 miliardë dollarë. Por, sipas të dhënave të OKB-së, 95 për qind e këtyre certifikatave kanë financuar impiante të përqendruara në tetë shtete me ekonomi në rritje: Kina, India, Brazili, Kili, Meksika, Egjipti, Malajzia dhe Koreja e Jugut. Ndërsa vendet e Afrikës akoma nuk kanë arritur të përftojnë ndonjë nga këto certifikata. Shtetet e Bashkuara, të cilat prodhojnë më shumë se një e treta e gazrave serrë në të gjithë botën, e kanë refuzuar propozimin që është bërë në Kioto, për të cilin financimet më të mëdha i bën Evropa dhe Japonia.

 Dhe jo rastësisht një nga dosierët e parë kritikë u komisionua nga ministria e ambientit gjerman, e cila që në vitin 2007 kishte vënë në mëdyshje korrektesën e të paktën 86 për qind të impianteve që u morën si shembuj. Në fakt, problemi kryesor është kontrolli rigoroz i këtyre industrive për sasinë e gazrave serrë që ato prodhojnë. OKB-ja e përjashton energjinë nukleare, por pëlqen çfarëdolloj tjetër alternative për të prodhuar energji, madje edhe atë të naftës, sigurisht duke përmirësuar teknologjinë: nuk është e nevojshme që një impiant të reduktojë në zero prodhimin e gazrave serrë, por mjafton që t‘i moderojë ato deri në një kuotë të caktuar.

Por, në këtë mënyrë vetëm 16 për qind e projekteve të reja përdorin burime energjie të rinovueshme. Dhe impiantet diellore janë vetëm 0.5 për qind. Tashmë kanë lindur dyshimet se disa shtete janë duke hapur fabrika të reja vetëm për të shitur këto certifikata. Por, gjithsesi, problem mbetet kontrolli i këtyre industrive, pasi OKB-ja nuk ka staf të mjaftueshëm për të bërë kontrolle efikase në shkallë botërore. Në fakt, kontrolle u bëhen shumë pak kompanive të specializuara: shoqëri private teorikisht të pavarura, por në fakt të zgjedhura dhe të paguara nga kontrollorët. Dhe bëjnë pjesë në të njëjtën shoqëri ndërkombëtare (Ieta), e cila përfaqëson ndotës dhe pastrues. Por, gjithsesi, edhe sot vazhdon që gati nëntë projekte në dhjetë të tillë ta kalojnë provën e Kiotos pa vështirësi.


Gazeta: Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama