Ngec rinovimi i te kuqve me sulmuesin Agustin Torasa

Ngec rinovimi i të kuqve me sulmuesin Agustin Torasa

Agustin Torasa ishte një nga prurjet cilësore që Partizani kreu në merkaton e janarit. Argjentinasi dalloi në lojën e tij, por nuk shënoi asnjë gol me fanellën e kuqe. torasaQë pas përfundimit të sezonit, shtatshkurtri argjentinas ka nisur pushimet në jug të Shqipërisë, ku së bashku me të dashurën e tij po relaksohet në Dhërmi, në brigjet e detit Jon.

Torasa ka preferuar që këto pushime t'i kalojë në Shqipëri me shpresën për të rinovuar sërish me Partizanin, pasi kontrata e tij ka qenë 6-mujore. Por, për momentin, rinovimi nuk duket në sfond, pasi palët nuk janë ulur për ta kryer një gjë të tillë.

Ndonëse lojtari ka dëshirë që të vijojë, mbase Partizani heziton nga rroga e lartë që merr argjentinasi. Kur erdhi në fillim u tha se Torasa do të përfitonte një pagë prej 15 mijë dollarësh në muaj. Në këto kushte, duket se të kuqtë po studiojnë situatën, pasi ende nuk është vendosur për rinovimet që do të kryhen për sezonin e ri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama